Moussa Diaby është duke kaluar nëpër një sezon fantastik me Bayer Leverkusenin.
Sulmuesi francez ka rritje të konsiderueshme në dy vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.
PSG po mendon ta rikthejë yllin francez, por dëshira e tij është të luaj në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Arsenali është skuadra e madhe angleze që është futur në garë për t’i fituar shërbimet e sulmuesit francez.
23-vjeçari ka shënuar tetë gola e ka asistuar në katër të tjerë në 22 ndeshje zyrtare këtë edicion me fanellën e Bayer Leverkusen.
Topçinjtë duan ta përforcojnë ekipin pasi qëllimi është që ta rikthejnë titullin pas shumë viteve në Londër dhe Diaby shihet si zgjidhje shumë e mirë për repartin ofensivë.
Leverkusen është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës në janar, por vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 50 milionë euro.
Gjithsesi në garë për Diabyn përveç Arsenalin e PSG-së janë edhe Atletico Madrid, Newcsatle United dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251