LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mund të nënshkruajë për klubin më të pasur në botë?

Ronaldo mund të nënshkruajë për klubin më të pasur në botë?

Manchester Unitedi ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me Cristiano Ronaldon, por nuk mungojnë klubet e interesuara për shërbimet e yllit portugez.

Ndërprerja e bashkëpunimit ndodhi pasi portugezi refuzoi të hynte në lojë kundër Tottenham Hotspur dhe më pas kritikoi ashpër klubin në një intervistë me gazetarin Piers Morgan.


Sipas gazetës Marca, një gazetë madrilene që ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, pretendon se Ronaldo kla oferta dhe mund të zgjedh mes dy klubeve më të pasura në botë.

Bëhet fjalë për Newcastle United në Ligën Premier dhe klubin saudit Al Nassr, të cilat janë në pronësi të një fondi investimi nga Arabia Saudite i kryesuar nga Princi Mohammed Bin Salman.

Ronaldo së fundmi konfirmoi se kishte një ofertë nga Arabia Saudite verën e kaluar.

“Po, është e vërtetë që para nja dy muajsh më erdhi një ofertë nga Arabia Saudite sipas së cilës do të merrja 350 milionë euro për vetëm dy sezone. Dhe kjo nuk ishte e vetmja ofertë që kisha, por gazetarët nuk reshtin së publikuari mbeturina se askush nuk më do, që është një gënjeshtër e madhe. Ishte e vështirë, shumë e vështirë për mua të refuzoja diçka të tillë, por e bëra sepse isha shumë i lumtur te Manchester United”, kishte deklaruar portugezi.

Më herët, 37-vjeçari Ronaldo ishte i lidhur me Inter Miami, klubi i MLS në pronësi të David Beckham.

Ndryshe, Ronaldo u kthye te Unitedi vitin e kaluar, por pas një sezoni zhgënjyes të kaluar ai kërkoi një largim këtë verë. Ai qëndroi në klub, por vetëm disa muaj më vonë, United i ndërpreu kontratën, kështu që ai tani është një lojtar i lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori