LAJMI I FUNDIT:

Landon Donovan zbulon parashikimin e çmendur për Kupën e Botës në Katar

Landon Donovan zbulon parashikimin e çmendur për Kupën e Botës në Katar

Legjenda e Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, London Donovan ka parashikuar që vendi i tij do të arrijë finalen e madhe në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Donovan nisi një intervistë të tij në lidhje me gjasat e Meksikës për Kupën e Botës, ku beson se ata nuk do t’ia dalin mirë në Botërorin e Katarit, sepse grupi në të cilin ndodhen është shumë i komplikuar.


Sipas tij, Meksika do ta ketë të vështirë ta kalojë grupin pasi aty gjenden ekipe si Argjentina, Polonia dhe Arabia Saudite.

“Polonia ka një vrasës si Lewandowski, por ndeshja më interesante, për mua, do të jetë ajo që ka Meksika kundër Arabisë Saudite. Sepse ata janë pranë Katarit dhe mendoj se do të kenë 30, 40, 50 mijë tifozë në stadium”.

“Do të jetë një ndeshje jashtë fushe dhe jo vetëm për Meksikën, por edhe për Argjentinën dhe Poloninë”, ka thënë Donovan.

Donovan i sheh ShBA-të në finalen e Katarit

Një tjetër nga parashikimet e Donovan është se ai sheh ShBA-të të arrijnë në finale të Kupës së Botës.

Ai parashikon që ata ta kalojnë fazën e grupeve, më pas Ekuadorin në raundin e dytë, Francën në çerekfinale dhe Kamerunin në gjysmëfinale për t’u përballur me Brazilin në ndeshjen finale.

Në finale, Donovan mendon se ShBA-të do të mposhten nga Brazili. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori