LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e dorëhequr të Listës Serbe nuk marrin pagë kalimtare, Kuvendi: Kur japin dorëheqje u pushojnë të gjitha përfitimet

Deputetët e dorëhequr të Listës Serbe nuk marrin pagë kalimtare, Kuvendi: Kur japin dorëheqje u pushojnë të gjitha përfitimet
Foto: Arkiv

Javë më parë dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Saktësisht, më 5 nëntor 2022, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërkaq më 7 nëntor edhe zyrtarisht dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.


Largimi i tyre erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Nga pozitat e tyre janë larguar edhe policët serbe në kuadër të Policisë së Kosovës, po ashtu nga gjyqësori, ndërkaq dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e katër komunave në veri të vendit.

Për dallim nga institucionet tjera, Lista Serbe ka zëvendësuar gjatë kësaj jave deputetët. Nga 10 deputetët e larguar, Lista ka tashmë nëntë të zëvendësuar dhe një deputet i takon partisë tjetër serbe, Iniciativa qytetare.

E lidhur me atë se a do të paguhen deputetët serbë që kanë dhënë dorëheqje, Kuvendi ka bërë të dtiru se të gjithëve deputetëve që japin dorëheqje u pushojnë edhe përfitimet si ish-deputetë.

Kuvendi bën të ditur se paga kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj u takon ish deputetëve vetëm kur Kuvendi shpërndahet.

“Në funksion të sqarimit të publikut lidhur me përfitimet e ish-deputetëve, njoftojmë si në vijim:

Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj.

Ndërsa kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Më poshtë ua sjellim emrat e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe dhe emrat e zëvendësuar:

Slavko Simiq zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe

Igor Simiq zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe

Miljana Nikoliq zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe

Zoran Mojsiloviq zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe

Verica Çeraniq zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe

Deputetët e rinj të Listës Serbe

Branislav Nikoliq zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe

Milosh Pervoviq zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe

Ljubinko Karadzhiq zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe

Jasmina Dediq zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe

Dragana Antonijeviq zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Lajme
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Politikë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori