LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, dy të lënduar

Aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, dy të lënduar
Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë.

Në aksident janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


“Sot, rreth orës 07:00 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe  dy automjete të parkuara”.

“Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe në fshatin Sojevë, shoferi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rruge, ku i godet dy automjete që ishin të parkuara. Veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime të lehta trupore pësojë dy persona”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Në vendin e aksidentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidente e cila po e heton rastin”. /Telegrafi/