LAJMI I FUNDIT:

Brenda këtij viti së paku edhe 50 shërbime të reja në e-Kosova, Bislimi tregon disa nga masat në kuadër të Programit për integrim evropian

Brenda këtij viti së paku edhe 50 shërbime të reja në e-Kosova, Bislimi tregon disa nga masat në kuadër të Programit për integrim evropian

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi në mbledhjen e gjashtë të Këshillit ministror për integrime evropiane tha se Programi kombëtar për integrime evropiane 2024-2028 është miratuar më 2 prill në Qeveri të Kosovës dhe është në pritje të miratimit nga Kuvendi.

Bislimi tha se dy dokumentet, Programi kombëtar për integrime evropiane dhe Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian janë dokumente strategjike që përfaqësojnë spektrin e reformave për integrim evropian dhe të njëjtën kohë këto reforma ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit.


“Për këtë vit janë planifikuar 307 masa afatshkurtra, nga të cilat 38 janë ligje, 3 marrëveshje ndërkombëtare, 65 akte nënligjore dhe 201 masa zbatuese…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Lexo po ashtu Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri tha se disa nga masat pritet të realizohen brenda këtij viti, si Projektligji për prokurimin publik, Projektligji për bankat, Plani strategjik për doganat 2024-2027, Strategjia kundër narkotikëve, funksionalizimi i së paku 50 shërbimeve të reja në e-Kosova.

“Duke qenë që projektligjet janë masa më të vështira për tu zbatuar sepse kërkojnë më shumë kohë e procedura ju rekomandoj që të filloni menjëherë me hartimin e tyre nëse veç nuk keni filluar…”, u shpreh Bislimi. /Telegraf/