LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Neymarit dhe synimi i tij befasues përtej Kupës së Botës “Katar 2022”

Rrëfimi i Neymarit dhe synimi i tij befasues përtej Kupës së Botës “Katar 2022”

Neymari dhe Paris Saint-Germain po përgatiten për përballjen e Ligue 1 këtë të diel kundër Auxerre, që do të jetë ndeshja e fundit para Botërorit të Katarit.

Braziliani do të jetë një nga yjet e mëdhenj të Kupës së Botës dhe po hyn në top formë. Ai është lideri i kombëtares së Brazilit dhe shpreson të sjellë në shtëpi trofeun për vendin e tij.

Këtë sezon ai është bërë ylli që PSG-ja e dëshironte aq shumë, me disa gola dhe asistime që e kanë bërë atë vendimtar për klubin në pronësi të sheikëve të Katarit.


Në moshën 30-vjeçare, Neymar të kujton më shumë lojtarin që e ka shijuar aq shumë futbollin e tij te Barcelona.

Megjithatë, në një intervistë për gazetën braziliane ‘O Globo’, Neymar nuk beson se ky është sezoni i tij më i mirë.

“E nisa mirë sezonin, por të gjitha sezonet e mia me PSG-në kanë qenë të mira, nëse shikoni numrat. Ndryshimi është se kam pasur lëndime serioze në sezonet e fundit dhe kam qenë jashtë për një kohë të gjatë, gjë që më trishton”, ka thënë fillimisht Neymar.

Në Brazil, aspekti më i spikatur i kësaj interviste është se ai thotë se mund të luajë Botërorin e tij të fundit në Katar.

“Do të luaj sikur të ishte e fundit. Le të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit sepse nuk e dimë nesër çfarë ndodh. Nuk mund të garantoj se do të luaj një Botëror tjetër, sinqerisht nuk e di”.

Një tjetër sfidë e Neymarit në Katar, përveç fitimit të trofeut, do të jetë edhe tejkalimi i Peles.

Sipas shifrave të FIFA-s, Neymar është tre gola larg Peles si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane. Ndërsa Neymar ka 75 gola, Pele ka 77.

“Pele është futbolli. Pele është praktikisht gjithçka për vendin tonë. Respekti dhe admirimi që kam për të është i madh”, shtoi sulmuesi brazilian.

Synimi i Neymar përtej Kupës së Botës

Sigurisht, në mendjen e Neymar është fitimi i trofeut me kombëtaren braziliane. Dhe, me siguri, pas Kupës së Botës ai ka sfidën për të fituar Ligën e tij të parë të Kampionëve me PSG-në.

Kjo mund ta sjellë atë më afër fitimit të Topit të Artë, diçka që nuk e ka arritur kurrë në karrierën e tij. Por në këtë intervistë në O Globo shihet një Neymar më i thellë.

“Më pëlqen të luaj futboll, më pëlqen të fitoj. Më pëlqen të jem më i mirë seç jam çdo ditë. Më pëlqen të ndihmoj shokët e skuadrës, kjo është gjëja kryesore”.

“Shpresoj që emri im të jetë i gdhendur në historinë e futbollit. Nëse jo në futboll, atëherë në jetën e dikujt”, përfundoi ylli i PSG-së.

Lavdia pret një Neymar që ëndërron të vazhdojë të shijojë futbollin, si me kombëtaren e Brazilit ashtu edhe me PSG-në. Futbolli me siguri do të jetë mirënjohës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga

"Është e mundur që ky të jetë sezoni im i fundit në Liverpool" - Salah jep sinjale largimi

Premier League
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Kalo në kategori