LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Japonisë i thotë Kurtit se shteti i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Ambasadori i Japonisë i thotë Kurtit se shteti i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin jo rezident të Japonisë për Kosovë, Akira Mizutani, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja ndërmjet dy vendeve mike.

Kurti me këtë rast shprehu falënderimin e tij për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

“Nëpërmjet ndihmës dhe asistencës në fusha, si mjedisi, shëndetësia, siguria e ushqimit, menaxhimi i pyjeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore, Japonia ka prekur drejtpërdrejt qytetarët e Republikës”, deklaroi kryeministri Kurti.


Ai më tej tha se “për Japoninë, Republika e Kosovës është partneri i besueshëm në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq për kompanitë japoneze, mundësi shumë e mirë për investime”.

Ambasadori japonez, Mizutani, tha se Japonia vlerëson lart qëndrimin e Kosovës ndaj luftës në Ukrainë, duke shtuar se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me të cilën ndanë vlera dhe qëndrime të përbashkëta. /Telegrafi/