Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën hapëse të Javës së Regjistrimit të Popullsisë, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të ZKM-së, mbështetur nga UNFPA-Zyra në Kosovë.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave përbën një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale në vendin tonë.
“Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen. Ato u mundësojnë të gjithë shfrytëzuesve të të dhënave, e veçanërisht vendimmarrësve në nivelin lokal e qendror, por edhe donatorëve e investuesve të tjerë – orientimin dhe targetimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët”, u shpreh Kurti.
Të dhënat, u shpreh kryeministri, na ndihmojnë të sigurojmë nivel më të lartë të transparencës dhe të llogaridhënies dhe se ato po ashtu janë pikë referuese për një planifikim afatgjatë dhe parashikime të zhvillimeve të rëndësishme socio-ekonomike.
Më tej, shtoi ai, të dhënat flasin për një rritje ekonomike historike në vendin tonë për vitin që shkoi me 10.7 % të bruto produktit vendor, ndërkaq në çerekun e parë të këtij viti, kemi rritje mbi 4 për qind të bruto produktit vendor.
“Rritjen ekonomike po e shpërndajmë te qytetarët, nëpërmjet masave e politikave të informuara nga të dhënat”, deklaroi kryeministri.
Në fund, ai theksoi masat që janë marrë për të mbështetur qytetarët dhe bizneset, si dhe miratimin e Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak