LAJMI I FUNDIT:

Kroos zbulon se ishte i trishtuar kur Casemiro i tha se po largohet drejt Man Utd

Kroos zbulon se ishte i trishtuar kur Casemiro i tha se po largohet drejt Man Utd

Casemiro befasoi këtë verë duke vendosur të largohet nga Real Madridi dhe nënshkroi për Manchester United.

Së bashku me Luka Modric dhe Toni Kroos, ai formoi një treshe të mesfushës që shënoi dekadën e fundit të klubit madrilen dhe të futbollit evropian.


Casemiro u largua nga Reali pas 336 ndeshjeve, 31 gola dhe 29 asistime.

Klubi spanjoll e solli atë nëntë vjet më parë për 6 milionë euro nga Sao Paulo dhe e shiti te Man United për dhjetëfishin e shumës.

Largimin e tij e ka komentuar edhe ish shoku i tij i mesfushës, Toni Kroos që thotë se ndjehet i pikëlluar për largimin e brazilianit.

“Unë u befasova nga largimi i Casemiro. Ka pasur disa thashetheme, por ka gjithmonë thashetheme dhe në fund nuk ndodh asgjë. Kur më tha se po largohej, u pikëllova”.

“Kujtimet e viteve tona së bashku dhe që fituam gjithçka së bashku, filluan të më kalonin në kokë” , tregoi mesfushori gjerman 32-vjeçar.

Edhe Kroos mund të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi pasi mbetet pa kontratë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori