LAJMI I FUNDIT:

Në Istog dyshohet se 39-vjeçari e dhunoi vajzën e vëllait

Në Istog dyshohet se 39-vjeçari e dhunoi vajzën e vëllait

Një rast tjetër i tmerrshëm dhunimi dyshohet të ketë ndodhur në Istog. Viktima 15-vjeçare e ka raportuar në Polici axhën e saj si të dyshuar se e ka dhunuar në muajin shtator të vitit të kaluar. I dyshuari për dhunimin e mbesës është arrestuar nga Policia, ndërsa Prokuroria për të ka kërkuar 30 ditë paraburgim.

Është pesëmbëdhjetë vjeçe në përfundim të shkollës fillore. Por sot ajo nuk ishte si zakonisht në mësim, për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.  Vetëm pas më shumë se një viti mori guximin dhe tregoi se u dhunua seksualisht.


Personi që dyshohet se e dhunoi të miturën nga Istogu, është vetë xhaxhai i saj.

“Më datë 24 tetor 2022, rreth orës 13:30, viktima ka raportuar në Stacionin Policor në Istog se ishte dhunuar seksualisht”, deklaron zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

39-vjeçari u arrestua menjëherë pas raportimit dhe është dërguar në mbajtje.

“Me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48-orë. Ndërkohë prokurori i çështjes është duke e përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, tha për RTV Dukagjini zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

I.M i dyshuar për dhunimin e mbesës, pas arrestimit shfaqi shenja se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Personi i dyshuar për dhunim po trajtohet në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Qendror të Pejës. I njëjti po ruhet gjatë gjithë kohës nga Policia e Kosovës.

Mjeku i cili ishte kujdestar në kohën kur i dyshuari u pranua në spital, Bekim Rama, thë se I.M është jashtë rrezikut për jetë prandaj nuk ka arsye të qëndrojë më gjatë në spital.

I.M jeton afër shtëpisë së viktimës.

Ky është vetëm një nga dhjetëra rastet muajve të fundit të raportuara të dhunimit të grave në Kosovë dhe nuk është i vetmi që viktimat e kanë raportuar pas një kohë të ndodhisë, kryesisht pas diskutimit më të shpeshtë për raste të tilla në publik.

Shumë protesta u organizuan e vëmendje mori rasti i një 11-vjeçare që gjithashtu ishte dhunuar disa muaj rresht nga persona të ndryshëm./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori