LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Tre të plagosur nga të shtënat në Podujevë, njëri në gjendje më të rëndë

QKUK: Tre të plagosur nga të shtënat në Podujevë, njëri në gjendje më të rëndë
Foto: Ilustrim

Nga policia e Kosovës fillimisht u raportuan dy të plagosur, por nga SHSKUK-ja thonë se tre persona të plagosur janë sjellë nga Podujeva.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se tre persona të plagosur janë sjellë nga Podujeva për trajtim emergjent.


Ai ka thënë se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore po dy të tjerët në gjendje stabile.

“Tre të plagosur janë dhe gjendja e tyre është stabile për momentin, i janë bërë ekzaminimet mjekësore, dy janë jashtë rrezikut për jetë, një është më në rrezik por në gjendje stabile”, ka thënë ai.

Ndryshe, një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur të martën para objektit të Gjykatës në Podujevë gjatë orëve të pasdites.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Agron Borovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori