LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka rikthen në mendje Dennis Bergkampin me pasimin e tij magjik – sikur Jesus të shënonte do të flitej shumë për atë asistim

Granit Xhaka rikthen në mendje Dennis Bergkampin me pasimin e tij magjik – sikur Jesus të shënonte do të flitej shumë për atë asistim

Granit Xhaka po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm deri më tani me fanellën e Arsenalit, kur paraqitjet e mira dhe golat, kanë bërë që dashuria e tifozëve për të të rikthehet.   

Mesfushori shqiptar është pjesë e Arsenalit për më shumë se gjashtë vite, megjithëse pjesa më e madhe e kohës së tij në klub nuk ishte në relacion të mirë me tifozët.


Por Xhaka ka duke lulëzuar këtë sezon me rolin më të avancuar që ia ka dhënë trajneri Mikel Arteta.

Xhaka madje po bën shpesh edhe magji në sulmin e Arsenalit, ndërsa po arrin të shënojë edhe gola vendimtar.

Xhaka shënoi golin e vetëm të Arsenalit në fitoren prej 1-0 ndaj PSV Eindhoven në Ligën e Evropës. Ai po tregon cilësitë që gjithmonë i ka pasur.

Si një futbollist i rilindur, Xhaka madje po gjen kohë në ndeshje edhe për ta kujtuar legjendën e këtij klubi, Dennis Bergkamp, që njihej për lëvizjet dhe pasimet magjike.

Kundër PSV-së, Xhaka realizoi një pasim me takë që ishte unike dhe ishte parë vetëm nga holandezi më parë.

Sikur Gabriel Jesus të ishte në gjendje të kontrollonte pasimin dhe më pas të shënonte në portën e Walter Benitez, do të ishte folur shumë për një nga asistimet më të mira të vitit 2022.

Rikthimi i Xhakës i ka gëzuar më së shumti tifozët e Arsenalit, pasi klubi këtë vit po merr rezultate shumë të mira. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori