LAJMI I FUNDIT:

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Paraqitja shumë e mirë e skuadrave italiane në garat evropiane këtë edicion ka bërë që ky vend ta fitoj një vend shtesë në Ligën e Kampionëve.

Nga sezoni i ri Italia do t’i dërgoj pesë skuadra në Ligën e Kampionëve, por ekziston një mundësi që numri të rritet në gjashtë.

Atalanta ka fituar mbrëmë ndaj Romës me rezultat 2-1 dhe tani zë vendin e pestë në tabelë me 63 pikë, tri më shumë se Roma dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Giallorosët.

Roma mposhtet nga Atalanta, rrezikon vendin në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Roma mposhtet nga Atalanta, rrezikon vendin në Ligën e Kampionëve

Bergamaskët janë edhe në finalen e Ligës së Evropës ku do të përballen më 22 maj me Bayer Leverkusenin.

Por fitorja e Atalantës në Ligën e Evropës do t’i bënin një nder Italisë dhe njërës nga dy skuadrat kryeqytetase Romës ose Lazios, varësisht se cila e përfundon në pozitën e gjashtë.

Roma aktualisht zë vendin e gjashtë në tabelë me 60 pikë, derisa Lazio është e shtata me një pikë më pak.

Corriere dello Sport ka shkruar se Italia mund t’i dërgojë gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, vetëm në rast se Atalanta mbetet në vendin e pestë në tabelë në fund të kampionatit.

“Bologna, shiko qiellin: është plot me yje”, klubi italian njofton me stil kualifikimin në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu “Bologna, shiko qiellin: është plot me yje”, klubi italian njofton me stil kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Atalanta do të duhet të përfundojë në vendin e pestë në kampionat dhe në të njëjtën kohë të fitojë finalen e Ligës së Evropës kundër Leverkusen, të planifikuar në 22 maj në Dublin.

Në atë rast, pozita e gjashtë do të jetë e vlefshme edhe si vend kualifikimi për garën më të vlefshme evropiane për klube, Ligën e Kampionëve. Nëse Atalanta do të përfundonte e katërta, ky arsyetim nuk do të ishte më i vlefshëm dhe do të shkonin vetëm pesë skuadra në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori