LAJMI I FUNDIT:

Klubet e La Ligës kërcënojnë me ndalje të futbollit fundjavën e ardhshme, shkak ligji i ri sportiv që përkrahë Superligën Evropiane

Klubet e La Ligës kërcënojnë me ndalje të futbollit fundjavën e ardhshme, shkak ligji i ri sportiv që përkrahë Superligën Evropiane

Kampioni elitar spanjoll, La Liga thuhet se është nën kërcënim serioz të veprimeve industriale nga vetë klubet në dhjetë ditët e ardhshme, pasi ato parashohin të mbajnë grevë duke e ndalur futbollin e luajtur.

Partia politike Partido Popular ka propozuar ligjin e ri të sportit, që do të kishte përkrahur zhvillimin e Superligës Evropiane.


Kjo do të thotë që sapo të hyjë në fuqi ligji i ri, klubet që nuk janë në favor të Superligës Evropiane nuk do të kenë asnjë mbrojtje nga qeveria.

Sipas Partidazo Cope, javën e kaluar klubet u takuan me Komitetin e Lartë të Sporteve (CSD) për të shprehur këto shqetësime. Këto shqetësime duket se nuk janë dëgjuar.

Presidenti i La Ligës , Javier Tebas ka thirrur Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të klubeve të La Ligës për 27 tetor.

Në tavolinë është rreziku real i ndërprerjes së garave nëse nuk rregullohet problemi i ligjit të sportit.

Nëse qeveria nuk i ndryshon planet e saj, La Liga ka të ngjarë të godasë në fundjavë me ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve të parapara më datë 28 tetor.

Duket e mundshme që Real Madrid dhe Barcelona të kenë disa mbështetës brenda CSD-së. Po kështu, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka pasur lidhje të ngushta me Partido Popular për disa kohë, gjë që mund të shpjegojë ndryshimin e papritur të drejtimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori