LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Ndeshja ndaj Maccabit është më e rëndësishmja për Juven në Ligën e Kampionëve

Allegri: Ndeshja ndaj Maccabit është më e rëndësishmja për Juven në Ligën e Kampionëve
(Foto: Twitter/Juventus FC)

Massimiliano Allegri ka pranuar se takimi i të mërkurës ndaj Maccabi Haifas është më i rëndësishmi për Juventusin dhe pohon se skuadra e tij nuk i ka zgjidhur problemet përkundër fitores bindëse ndaj Bolognas.

Zonja e Vjetër është nikoqire e skuadrës izraelite në Allianz Stadium dhe e do me ngulm fitoren pas fy humbjeve radhazi në garën evropiane (nga Paris Saint-Germaini dhe Benfica).


“Natyrisht se do të ndryshojmë diçka. Kemi një listë të ngjeshur me ndeshje. Thuajse të gjithë janë kthyer dhe mund të bëjë paksa rotacion gjatë lojës”.

“Duhet të vendos për formacionin startues, por më e rëndësishmja është që të luajmë akoma më mirë se të dielën, edhe në sulm edhe në mbrojtje”.

“Nuk është një ndeshje e lehtë. Maccabi luajti mirë në Lisbonë dhe ende më mirë në sfidën ndaj PSG-së. Ata bëjnë shumë presion dhe do të jetë vështirë; duhet t’i respektojmë”.

“Është e padobishme të mendosh për skuadrat tjera nëse nuk i fitojmë të dyja takimet ndaj Maccabit. Nesër është ndeshja jonë më e rëndësishme në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Allegri në një konferencë për shtyp, cituar nga Ilbianconero.com. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

La Liga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori