LAJMI I FUNDIT:

​Opozita kërkon zgjidhje për të dalë nga greva në arsim

​Opozita kërkon zgjidhje për të dalë nga greva në arsim

Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komision për arsim ku po diskutohet për grevën kërkuan zgjidhje për të dalë nga greva në arsim.  

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se në takim duhet gjetur mundësia për një zgjidhje.


“Nëse dëshirojmë me gjet zgjidhje, zgjidhje gjithmonë ka. Nuk është e pamundur të gjendet një mundësi t’i përafroni qëndrimet. Kërkesat nuk kanë qenë të na jepni pak lëmoshë por kërkesa për ta adresuar çështjen. Kjo lloj qasje nuk ka me çu askund. As nuk është mirë për shtetin me vazhdu greva e as për grevistët. Këtu po pësojnë fëmijët”, tha ajo.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka kërkuar nga ministri Murati që të ofrojë zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e grevës.

“Ne sot, ministër duhet ta përfundojmë ketë takim mes juve dhe SBAShK-ut me një zgjidhje. Është situatë alarmante. Pala kryesore jeni qeveria dhe SBAShK-u që duhet të jepni një zgjidhje. Ju kisha lutë që sot mos me lëvizë as ju, as ne, ta bëjmë një zgjidhje sot që fëmijët të fillojnë mësimin të hënën. Ministër, shkruaj kryeministrit, kryetarit të kuvendit, bisedo me kryeministrin ta gjejmë një zgjidhje, tha Dumoshi.