LAJMI I FUNDIT:

Shala i PDK-së: Kriza është bërë praktikë si dhe mbijetesë e kësaj qeverie

Shala i PDK-së: Kriza është bërë praktikë si dhe mbijetesë e kësaj qeverie

Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, iu drejtua me disa pyetje kryeministrit Albin Kurti, rreth punës së tij në krye të qeverisë.

Shala tha se në këtë seancë në vend që të flisnin për fillimin e vitit të ri shkollor, ata janë duke debatuar për raportet e qeverisë me sindikatat, grevën në arsim, për mos komunikimin e kryeministrit me sindikalistët, etj.


Shala tutje tha se kriza është bërë praktikë si dhe mbijetesë e kësaj qeverie.

“Sot fatkeqësisht po debatojmë për raportet e qeverisë me sindikatat, grevën në arsim, për mos komunikimin e kryeministrit me sindikalistët, etj. Sot po fyejmë dhe denigrojmë mësuesit, ata të administratës publike. Dje fyet dhe çlirimtarët e vendit. Kriza tashmë është praktik, është bërë mbijetesë e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri”, tha ai duke shtuar se” Komunikimi është parim njerëzor dhe shoqërore, e kur s’ka komunikim çka mbetet pastaj. Andaj kryeministër ktheju komunikimit me sindikalistët…Ktheju debateve me shoqëri civile”.

Ai i bëri një sërë pyetjesh Kurtit, për punën e tij si udhëheqës i qeverisë.

“Pse nuk na thua katër pesë punë që ke kryer në sektorin e sigurisë, apo të arsimit? Pse kryeministër s’na ke treguar katër – pesë detyra që ke kryer për energji, në procesin e planifikimit hapësinor, apo në sektorin e mjedisit? Na i thuaj katër – pesë punë kapitale, na i përmend katër – pesë projekte për diasporën? Na thuaj ndonjë njohje për Kosovën?”, pyeti Shala.

Deputeti i PDK-së po ashtu tha se ka përjetuar shkollën edhe në tenda, por siç tha ai momente më mospërfillëse dhe fyese nuk ka parë ndonjëherë.

“Kam përjetuar shkollën edhe në tenda. Por kështu me këtë përçmim, e fyerje nuk kam parë moment më të rëndë e më mospërfillës. Cila është e vërteta? Vendose masën e dhunshme në arsim si në shëndetësi dhe u kry muhabeti. Zgjidhe krizën, ktheji nxënësit në shkollë. Ndale se ti e ke nis kryeministër grevën. Ti e ke obligim kushtetues me i pri procesit, e jo me kriju situata të tilla”, ka thënë Shala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori