LAJMI I FUNDIT:

Policia përplaset me protestuesit e krahut të djathtë në marshimin e LGBTQ në Serbi

Policia përplaset me protestuesit e krahut të djathtë në marshimin e LGBTQ në Serbi

Policia u përplas me protestuesit e krahut të djathtë të shtunën, derisa mijëra njerëz iu bashkuan një marshimi të LGBTQ në Serbi për të shënuar fundin e javës EuroPride, një ngjarje e organizuar në një qytet të ndryshëm evropian çdo vit, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, policia u përplas me dy grupe të krahut të djathtë që përpiqeshin të pengonin marshimin, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiç, duke shtuar se 10 policë u lënduan lehtë, pesë makina policie u dëmtuan dhe 64 protestues u arrestuan.


“Jam shumë krenare që arritëm të shmangim incidente më të rënda”, tha Brnabiç, e cila vetë është kryeministrja e parë homoseksuale e Serbisë.

Pas protestave të nacionalistëve dhe grupeve fetare, qeveria e kishte ndaluar marshimin javën e kaluar. Por përballë thirrjeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, qeveria lejoi një rrugë të shkurtuar për marshimin.

Pjesëmarrësit ecën disa qindra metra deri në stadiumin Tsmajdan ku u mbajt një koncert.

Marshimit iu bashkuan ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill dhe raportuesi special i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilcik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori