LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka ndryshim të pozicioneve – Qeveria tregon “11 lëvizjet” për plotësimin e kërkesave të sindikatave, SBASHK-u këmbëngul në 100 euroshin

Nuk ka ndryshim të pozicioneve – Qeveria tregon “11 lëvizjet” për plotësimin e kërkesave të sindikatave, SBASHK-u këmbëngul në 100 euroshin

Po bëhen dy javë që kur sektori i arsimit në vend ndodhet në grevë, duke lënë kështu rreth 300 mijë nxënës jashtë bankave shkollore.

Përkundër asaj që të martën pati një takim të kryeministrit Albin Kurti me Këshillin grevistë, megjithatë nga dy palët u tha se nuk ka marrëveshje, derisa kërkesa e SBASHK-ut është 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga.

Kurti tha se të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave të sindikatës siç po bën SBASHK-u, është e palogjikshme dhe e rrezikshme.


“Kanë kërkuar 100 euro, ne kemi thënë 50 e ata ose krejt ose hiç. Nuk është e drejtë kjo mënyrë e shantazhit. Shteti nuk do të duhej të shantazhohej nga dikush që është më i zhurmshmi. Dhe jo për kushtet e punës, por për para”.

E Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u më tej tha se asnjë nga grevistët nuk i ka pranuar shtesat prej 50 eurosh të ndara nga ekzekutivi, ndaj në këtë takim kanë kërkuar rritje, por e cila kërkesë është refuzuar.

“Temë e nxehtë ishte edhe pakoja e fundit e Qeverisë. Ne insistuam që shtesa prej 50 eurosh e cila nuk është pranuar nga asnjë grevist në Kosovë, të lëvizë. Ishim të gatshëm të bëjmë një kompromis të vogël, por Qeveria mbeti te ajo shuma e proklamuar me pakon”.

Por njohësi i arsimit, Rinor Qehaja në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se kthimi në proces mësimor nuk është pazar.

Ai tha se është për rritjen e pagave por deri në miratim të Ligjit të Pagave, por jo që të ndërpritet  procesi mësimor si mjet për realizimin e qëllimeve sindikale.

“Kthimi në proces mësimor nuk është pazar. Po rritje të pagave deri në miratim të ligjit për paga por jo ndërprerje të procesit mësimor si mjet për realizim të qëllimeve sindikale”, tha Qehaja.

Ndërkaq, edhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi për Telegrafin ka thënë se janë të pafuqishëm dhe se dikush do duhet të mbajë përgjegjësi për mos mbajtjen e mësimit.

Demi në një prononcim për Telegrafin theksoi se fëmijët janë duke u dëmtuar nga kjo grevë, pamëshirshëm dhe padrejtësisht.

Pas takimit që sot Kurti ka pasur me përfaqësuesit e SBASHK-ut, Kryeziu ka përmbledhur 11 lëvizjet e Qeverisë.

Megjithëse, aktualisht kërkesë e vetme e SBASHK-ut është mbështetja me 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, nga Qeveria e Kosovës kanë prezantuar 11 pikat, apo lëvizjet e qeverisë lidhur me sistemin e arsimit.

1) Procedimi i projektligjit për paga në sektorin publik, i cili del këtë javë në dëgjim publik.

2) Mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë.

3) Projektligji siguron trajtim të barabartë të mësueseve klasorë dhe lëndorë në arsimin e mesëm të ulët.

4) Projektligji eliminon padrejtësitë ndaj shumë punonjësve të sektorit të arsimit si bibliotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar.

5) Projektligji parasheh shtesa për mësimdhënësit në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive menaxheriale.

6) Me kërkesë të SBAShK-ut, për herë të parë janë ndarë 1.7 milionë euro për rreth 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda.

7) Buxhet shtesë për mësimdhënësit që konsiderohen tepricë, ashtu që mos të mbesin pa punë.

8) Rregullimi i statusit të mësimdhënësve në marrëveshje pune mbi 10 vjeçare.

9) Shtesa prej 50 euro për punëtorët e sektorit publik për të gjithë muajt e mbetur të vitit në kuadër të pakos prej 150 milionë euro për Përballje me Inflacionin.

10) Ftesa drejtuar BSPK-së që bashkërisht të bëjmë reformën e sistemit pensional drejt largimit të pragut prej 15 vjet përvojë pune.

11) Zotimi për 10 milionë euro shtesë për barna esenciale.

Ndryshe, ky është vit i tretë më radhë që nuk nisë me rregull procesi mësimor. Dy vitet e kaluara procesi mësimor është zhvilluar në mënyrë jo të rregullt për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori