LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e Kurtit dhe Jasharajt për 100 euro-shin, Qehaja: Kthimi në proces mësimor nuk është pazar

Deklaratat e Kurtit dhe Jasharajt për 100 euro-shin, Qehaja: Kthimi në proces mësimor nuk është pazar

Edhe pse janë bërë dy javë që procesi mësimor ende nuk ka filluar, Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nuk po arrijnë marrëveshje për daljen nga greva të sektorit të arsimit.

Përkundër asaj që sot pati takim të kryeministrit Albin Kurti me Këshillin grevistë, megjithatë nga dy palët u tha se nuk ka marrëveshje, derisa kërkesa e SBASHK-ut është 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga.


Kurti tha se të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave të sindikatës siç po bën SBASHK-u, është e palogjikshme dhe e rrezikshme.

“Kanë kërkuar 100 euro, ne kemi thënë 50 e ata ose krejt ose hiç. Nuk është e drejtë kjo mënyrë e shantazhit. Shteti nuk do të duhej të shantazhohej nga dikush që është më i zhurmshmi. Dhe jo për kushtet e punës, por për para”.

E Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u më tej tha se asnjë nga grevistët nuk i ka pranuar shtesat prej 50 eurosh të ndara nga ekzekutivi, ndaj në këtë takim kanë kërkuar rritje, por e cila kërkesë është refuzuar.

“Temë e nxehtë ishte edhe pakoja e fundit e Qeverisë. Ne insistuam që shtesa prej 50 eurosh e cila nuk është pranuar nga asnjë grevist në Kosovë, të lëvizë. Ishim të gatshëm të bëjmë një kompromis të vogël, por Qeveria mbeti te ajo shuma e proklamuar me pakon”.

E lidhur me këto deklarata ka folur drejtuesi i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja.

Qehaja në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kthimi në proces mësimor nuk është pazar.

Ai tha se është për rritjen e pagave por deri në miratim të Ligjit të Pagave, por jo që të ndërpritet  procesi mësimor si mjet për realizimin e qëllimeve sindikale.

Rinor Qehaja, drejtues i Institutit “EdGuard”

“Kthimi në proces mësimor nuk është pazar. Po rritje të pagave deri në miratim të ligjit për paga por jo ndërprerje të procesit mësimor si mjet për realizim të qëllimeve sindikale”, tha Qehaja.

Sipas tij, nuk mund të ndëshkohen qindra mijëra fëmijë për 30 euro shtesë.

Ndërkaq, edhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi për Telegrafin ka thënë se

se janë të pafuqishëm dhe se dikush do duhet të mbajë përgjegjësi për mos mbajtjen e mësimit.

Demi në një prononcim për Telegrafin theksoi se fëmijët janë duke u dëmtuar nga kjo grevë, pamëshirshëm dhe padrejtësisht.

Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës

Sipas tij, prindërit janë të zhgënjyer dhe janë duke u ndjerë të pabarabartë.

“Fëmijët tanë po dëmtohen direkt nga kjo grevë, pamëshirshëm e padrejtësisht. Prindërit janë të zhgënjyer ngase ndjehen të pabarabartë e krejt të pafuqishëm. Dikush do të duhej të mbante përgjegjësi për këto dëme shumë të mëdha, nëse duam të jemi shtet i drejtë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Demi.

Ndryshe, grevistët, përfshirë edhe punëtorët e arsimit, janë në grevë me kërkesat kyçe 100 euro deri në hyrje në fuqi të Ligjit të pagave.

Vazhdimisht Këshilli Grevist ka akuzuar qeverinë se nuk po i fton në takim, kurse në fundjavë Kurti takoi vetëm kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli.

Ndërsa, me ftesë të shefit të ekzekutivit, Albin Kurtit që ia bëri Këshilli Grevist sot u zhvillua ky takim, të cilët nga 25 gushti janë në grevë.

Që nga ajo kohë vazhdimisht grevistët kanë kërkuar takim me Kurti, e cila ndodhi në javën e tretë të grevave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori