LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka mbetur gjë tjetër veç edhe të na vrasin”, flet babai i të riut serb nga Shtërpca i cili e akuzon Dalibor Jevtiqin për presione politike

“Nuk ka mbetur gjë tjetër veç edhe të na vrasin”, flet babai i të riut serb nga Shtërpca i cili e akuzon Dalibor Jevtiqin për presione politike

Një ditë pasi Gjykata në Ferizaj vendosi 30 ditë paraburgim ndaj të riut nga komuna e Shtërpcës, Danijel Vasiljeviq, Telegrafi ka folur me babain e tij Goranin.


Danijeli i cili ishte arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës, dje Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij pasi dyshohet se ka kryer vepër penale duke ngacmuar kryetarin e komunës, Dalibor Jevtiq dhe vajzën e tij përmes rrjeteve sociale.

Babai i tij, Gorani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se djali i tyre është i pafajshëm dhe se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të deklaruar pafajësinë e tij.

Vasiljeviq tha se rasti i djalit të tij është i motivuar politikisht dhe siç tha ai, Danjelin e kanë burgosur serbët e jo shqiptarët.

“Ne jemi nisur në vizitë me bashkëshorten, së bashku me avokatin për të bërë një ankesë gjykatës dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe të drejtat ligjore dhe të drejtave njerëzore për të shfrytëzuar që të tregojmë që ai është i pafajshëm, pasi ne e dimë që ai është i pafajshëm. Ai është i pafajshëm dhe kjo është e motivuar politikisht dhe çka është më e keqja atë e kanë burgosur serbët e jo shqiptarët”, ka thënë Vasiljeviq.

E arrestuan nën dyshimin se kërcënoi Dalibor Jevtiqin, flet babai i të riut nga Shtërpca
Lexo po ashtu E arrestuan nën dyshimin se kërcënoi Dalibor Jevtiqin, flet babai i të riut nga Shtërpca

Ai theksoi se në seancë gjyqësore, gjykatësi ishte serb, i padituri është serb dhe nëse gjykatat e Kosovës nuk marrin parasysh ankesën e tyre, atëherë ai do të marr një vendim të rëndësishëm për të hyrë në grevë urie para Qeverisë së Kosovës.

“Gjykatësi ka qenë serb, e ka paditur kryetari i komunës, serb, pra gjithçka politike dhe nëse nuk ka ndonjë gjë pozitive në gjykatë ndaj ankesës sonë, e dimë që është i pafajshëm ne do të hymë në greva para qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

I pyetur se pse mendon që ky rast është i motivuar politikisht, ai u shpreh: “Sepse ai është i vetmi kundërshtar politik….po ashtu dhe familja jonë. Sepse ne e kemi Iniciativën Qytetare dhe kemi pasur gjithmonë. Na kanë dërguar policinë, ROSU-n, na kanë bastisur shtëpinë, e çdo të diel e kemi nga një problem. Dhe nuk ka diçka që nuk na kanë bërë”, ka thënë ai.

Ai ka alarmuar duke thënë se nuk ka mbetur asgjë tjetër nga presioni vetëm ose ta vrasin djalin e tij në paraburgim ose atë.

E arrestuan nën dyshimin se kërcënoi Dalibor Jevtiqin, 30 ditë paraburgim për të riun nga Shtërpca
Lexo po ashtu E arrestuan nën dyshimin se kërcënoi Dalibor Jevtiqin, 30 ditë paraburgim për të riun nga Shtërpca

“Unë veç mund të pres vrasjen e tij në paraburgim ose mua në shtëpi, nuk e di çfarë tjetër mund të ndodh. Me politikë është marr djali dhe vëllai”, tha babai i Danjelit, Goran Vasjileviq.

Ndryshe, më datën 04.09.2022 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një denoncim nga kryetari i Shtërpcës  Dalibor Jevtiq së bashku me vajzën e tij M.J të cilët kanë deklaruar se në vazhdimësi i dyshuari Danijel Vasiljeviq përmes rrjeteve sociale i ka ngacmuar viktimat duke i postuar fotot e tyre në rrjete sociale.

Flet avokati i Vasiljeviqit nga Shtërpca, Neziri: Ka bërë shaka përmes rrjetit social, arrestimi i tij është hakmarrje politike
Lexo po ashtu Flet avokati i Vasiljeviqit nga Shtërpca, Neziri: Ka bërë shaka përmes rrjetit social, arrestimi i tij është hakmarrje politike

Me këtë rast Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit D.V. Ai dyshohet se ka kryer vepër penale duke ngacmuar kryetarin e komunës, Dalibor Jevtiq dhe vajzën e tij përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe, Dalibor Jevtiq është kryetar i Shtërpcës nga Lista Serbe, Telegrafi dje dhe sot ka tentuar të bisedoj më të por ka qenë e pamundur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori