LAJMI I FUNDIT:

E arrestuan nën dyshimin se kërcënoi Dalibor Jevtiqin, flet babai i të riut nga Shtërpca

E arrestuan nën dyshimin se kërcënoi Dalibor Jevtiqin, flet babai i të riut nga Shtërpca

Danijel Vasiljeviq, një qytetar i Komunës së Shtërpcës është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës, pas raportimit që i bëri kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiq, nën arsyetimin se është kërcënuar nga ai.

Mirëpo njëjtë nuk thotë babai i të riut, Goran Vasiljeviq, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se djalin e ka marr policia pa bërë asgjë.


Ai tha se krejt kjo po bëhet pasi familja e tij nuk i takon Listës Serbe.

Ai tha se çdo gjë u bë me një shpejtësi të madhe, edhe kërkesa e prokurorit të rastit për ndalimin e djalit të tij prej 48 orësh.

Policia e Kosovës arreston të riun serb që kritikon Listën Serbe, u raportua nga Jevtiqi i Listës Serbe
Lexo po ashtu Policia e Kosovës arreston të riun serb që kritikon Listën Serbe, u raportua nga Jevtiqi i Listës Serbe

“Djalin e ka marr policia pa bërë asgjë, është lajmëruar nga kryetari i komunës kinse djali e ka ngacmu, por fare nuk kishte ngacmim përmes Facebook-ut.

Mirëpo, ky është një problem politik, pasi familja ime nuk i takon Listës Serbe… Me shpejtësi të madhe ia kanë bo prokuroria edhe kërkesën për paraburgim”, ka thënë ai.

Tutje Vasiljeviq u shpreh se djali i tij për momentin është në paraburgim dhe se seanca gjyqësore është sot në orën 11:00.

Ai tha se krejt këto po i bën Lista Serbe dhe se kanë pasur dhe probleme të tilla të këtij lloji, por ai tha se të gjitha janë fsheh dhe janë fsheh në prokurori.

“Për momentin është në ndalim 48 orë, seanca gjyqësore pritet të mbahet në orën 11:00 në Shtërpcë. Rastet që i kemi në prokurori, krejt janë fsheh dhe janë mbyll. Lista serbe po i bën krejt këto me kryetarin Dalibor Jevtic”, ka thënë Goran Vasiljeviq.

Ndryshe Telegrafi ka tentuar të ketë edhe verzionin e kryetarit të Shtërpcës Jevtiq por deri në këto momente ka qenë e pamundur. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori