LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjilan          

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjilan          
Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë sot me urdhër të Gjykatës ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Q.H.

Sipas një njoftimi për media, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar disa armë, si dëshmi materiale për Gjykatën.


“Një pushkë gjuetie me leje të skaduar prodhim Turk, një pistoletë e llojit Zastava e kalibrit 6.35 mm, një karikator me katër copë fishekë të të njëjtit kalibër dhe 29 copë fishekë të kalibrit 9mm”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve’, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/