LAJMI I FUNDIT:

Pioli flet për transferimet e reja të Milanit si dhe për përballjen me Interin

Pioli flet për transferimet e reja të Milanit si dhe për përballjen me Interin

Milani është nikoqir i Interit në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

Në San Siro dy skuadrat e qytetit do të diskutojnë fituesin, ku Rossonerët në këtë takim vijnë pas një barazimi ndaj Sassuolos derisa Interi pas fitores me Cremonesen.

Por para se të flas për ndeshjen me Interin, trajneri Stefano Pioli është ndalur për të folur për emrat e rinj që kanë ardhur te kuqezinjtë.


Rossonerët kanë transferuar Sergino Dest nga Barcelona dhe Vrancky nga Wolfsburg në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Objektivi ynë që të investojmë te të rinjtë me perspektivë, është ky vizioni i klubit. E kemi ruajtur këtë linjë, por në të njëjtën kohë ishte e rëndësishme që të konfirmonim një grup të rëndësishëm lojtarësh që kanë mundësi përmirësimi”.

“Dest ka cilësi dhe shpejtësi. E morëm për të luajtur në krah, por mund të jetë i dobishëm edhe në zona të tjera të fushës. Vranckx është një mesfushor i kompletuar, një djalë interesant”, tha Pioli që vazhdoi të flas për duelin me Interin.

Tutje trajneri italian ka thënë se do të jetë një kampionat i balancuar me shumë skuadra në garë për titullin e kampionit.

“Po punojmë për identitetin e kësaj skuadre, kemi idetë tona dhe dëshirën për ti çuar para. Në ndeshje si kjo e nesërmja rëndësi ka si luan dhe jo si vjen në prag të sfidës. Vazhdoj të mendoj që kampionati do të jetë i balancuar, pasi ka shumë skuadra që mund të fitojnë titullin”.

“Është e mundur që Interi të luajë me lojtarët e vitit të kaluar, meqë është dëmtuar Lukaku. Edhe ne pak a shumë do të jemi të njëjtët, njihemi mirë. Pres një ndeshje të luftuar, plot me duele, derbi është derbi”, është shprehur Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"A do të vish te Real Madridi?", përgjigja shokueses që Nico Williams i dha një tifozit madrilen

La Liga
Cristiano Ronaldo imiton frazën ikonike të Messit

Cristiano Ronaldo imiton frazën ikonike të Messit

Ndërkombëtare
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Osimhen ka nënshkruar me Galatasarayn, por ka marrë një numër të çuditshëm në fanellë

Osimhen ka nënshkruar me Galatasarayn, por ka marrë një numër të çuditshëm në fanellë

Ligat tjera
Zinedine Zidane shfaqet në stërvitjen e Betisit: Çfarë po bën atje?

Zinedine Zidane shfaqet në stërvitjen e Betisit: Çfarë po bën atje?

La Liga
Kalo në kategori