LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, arrestohet 19-vjeçari që përdori fjalor degradues me të miturat në rrjete sociale

Gjilan, arrestohet 19-vjeçari që përdori fjalor degradues me të miturat në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19 vjeçar në Gjilan pasi i njëjti, përmes rrjeteve sociale, ka biseduar me vajza të mitura me të cilat ka pëdorur fjalor që i ka nxitur seksualisht.

Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor me datën 01.09.2022 pas një pune operacionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin kosovar E.M. (2003).


“I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza  me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale TikTok, YouTube etj. I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal “Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori