LAJMI I FUNDIT:

1 shtatori i gjen nxënësit në shtëpi për shkak të grevës, mirëpo jo të gjitha shkollat e zbatuan atë në Prishtinë

Foto: Arkiv

1 shtatori është dita kur fëmijët në Kosovë, iu rikthehen bankave shkollore. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi sot, pasi arsimi në Kosovë gjendet në grevë.

Ekipi i Telegrafit ishte në disa shkolla të Prishtinës, për ta parë nga afër grevën e mësimdhënësve. Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali”, në Prishtinë, greva ishte duke u respektuar mësimdhënësit ishin aty, por jo edhe nxënësit.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të kësaj shkolle, Naim Bytyçi, i tha Telegrafit se mësimdhënësit gjenden në shkollë dhe kanë filluar grevën.


“Ne jemi duke vazhduar grevën në ditën e gjashtë të saj, që prej kur është shpallur më 25 gusht, në bazë të propozimit që ka bërë BSPK-ja. Grevën janë duke e zbatuar të gjithë mësimdhënësit këtu. Të gjithë mësimdhënësit kanë ardh këtu në orën 7:30 dhe asnjëri nuk e ka kap ditarin të shkojë në mësim. Jemi të indinjuar me deklaratat e ministrit Murati”, tha ai.

I pakënaqur me grevën u shpreh edhe qytetari Musli Rexhepi i cili kishte sjellur mbesën e tij në shkollë, ai e konsideroi turp këtë që po iu bëhet fëmijëve.

“Unë si gjysh këtë grevë e shoh si shumë armiqësore ndaj Sindikatës së Arsimit por edhe një pjesë ndaj Qeverisë, të dyja bashkë janë dukë i dëmtuar fëmijët tanë. Kjo është një trup prej tyre sidomos prej sindikatës”, tha ai.

Kurse njëjtë nuk ishte duke vepruar Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Ali Sokoli”, nxënësit kishin filluar procesin e rregullt mësimor.

Drejtori i kësaj shkolle Flamur Bujupi, nuk e lejoj ekipin e Telegrafit, të xhirojë brenda hapësirave të kësaj shkolle dhe nuk pranoi të fliste gjithashtu.

Në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë po mbahet mësimi, nuk zbatohet vendimi i SBASHK-ut për grevë
Lexo po ashtu Në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë po mbahet mësimi, nuk zbatohet vendimi i SBASHK-ut për grevë

Në anën tjetër Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Hasan Prishtina”, ishte duke e zbatuar grevën, drejtoresha e kësaj shkolle Sofie Bunjaku, nuk ishte prezente në ambientet e shkollës. Ajo po ashtu nuk pranoi të pononcohej për Telegrafin.

Ndërkaq greva e iniciuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK), ka filluar që nga 25 gushti dhe do të vazhdojë deri në një afat të pacaktuar.

Në lidhje me këtë Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë një konference për medie të mbajtur gjatë ditës së mërkurë tha se shkaku i grevës në sektorin publik, ekzekutimi i pagave për grevistët do të bëhet i pjesshëm.

“Sa i përket listave të grevistëve, ne kemi kërkuar që të na paraqitet lista e atyre që janë duke punuar, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohen. Nuk është kërkuar listë e grevistëve sepse ne tashmë e kemi. Janë mbi 25 mijë persona që janë me SBAShK-un. Nëse nisemi nga deklaratat e SBAShK-ut, ku thuhet se të gjithë të anëtarësuarit janë në grevë, atëherë do të duheshin që të gjithë ata të pezulloheshin nga pagat. Një pjesë e tyre kanë dalë në vendin e punës, një pjesë e tyre janë në pushim kolektiv dhe jo në grevë, ka pasur shumë që hapur janë deklaruar kundër grevës”, ka thënë Ministri Murati.

Murati: Shkaku i grevës në sektorin publik, bëhet ekzekutimi i pjesshëm i pagave
Lexo po ashtu Murati: Shkaku i grevës në sektorin publik, bëhet ekzekutimi i pjesshëm i pagave

Pas deklarimit të Muratit në këtë konferencë, pa reaguar nuk mbeti Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai dekalroi se ka dorëzuar kallxim penal kundër Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, pasi ky i fundit mori vendim që t’ua ndalë pagat të gjithë punonjësve që po mbajnë grevë.

“SBASHK-u e ka përgatitur dhe e ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj ministrit Murati. Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë. Ne nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ia japë mësimdhënësve, por buxhetin e popullit ndaja njerëzve që u shërbejnë popullit”, u shpreh ai para mediave.

Kurti: Ligji i Pagave javën tjetër del në diskutim publik, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën
Lexo po ashtu Kurti: Ligji i Pagave javën tjetër del në diskutim publik, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi këtë të enjte se Ligji i Pagave do të del në diskutim publik javën tjetër. Sipas tij, koeficienti për mësimdhënësit do të jetë më i mirë se në të kaluarën, ndërsa u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i japin fund grevës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori