LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Ligji i Pagave javën tjetër del në diskutim publik, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën

Kurti: Ligji i Pagave javën tjetër del në diskutim publik, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi këtë të enjte se Ligji i Pagave do të del në diskutim publik javën tjetër.

Sipas tij, koeficienti për mësimdhënësit do të jetë më i mirë se në të kaluarën, ndërsa u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i japin fund grevës.

Këto deklarata kreu i ekzekutivit i bëri para mediave, pas ceremonisë së përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, që u mbajt në Gjakovë.

15 për qind rritje e pagave në arsim me Projektligjin e ri, instituti EdGuard publikon analizën
Lexo po ashtu 15 për qind rritje e pagave në arsim me Projektligjin e ri, instituti EdGuard publikon analizën

“E kuptoj që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk  bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit. Shkolla nuk bën të bojkotohet. Është e drejt elementare e çdo fëmije që të edukohet”.

“Shpresoj se do të vazhdojë mësimi. Asnjë ditë e humbur e mësimit nuk kompensohet kollaj. Ju bëj thirrje prindërve e mësimdhënësve që ta kuptojnë se jemi në një moment historik dhe nuk bën të braktiset mësimi”.

“Sa i përket Ligjit të Pagave, ai tashmë ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik. Koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se kurdo herë në të kaluarën”, deklaroi mes tjerash Kurti.

Tutje, u shpreh se për mësimdhënësit i kanë parasysh edhe përgjegjësitë menaxheriale të tyre dhe se do t’i vlerësojnë sipas përformancës e përgatitjes profesionale të tyre.

“Nuk ka kurrfarë urrejtje apo hakmarrje ndaj askujt. Por, një gjë duhet ta kuptoni – s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë. Ata duhet të paguhen për punën që bëjnë sipas meritës. Kjo është jo vetëm çështje e ligjit, por edhe e arsyes së shëndoshë mendore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori