Nga: Blerim Shala (publikuar për herë të parë në vitin 2002, në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”)
Grupet e jashtëzakonshme në rok, pos tjerash, marrin këtë cilësim edhe për shkak të ndikimit të madh që kanë në rrjedhat aktuale të rokut.
Ta zëmë, në fillim të të nëntëdhjetave, “Nirvana” e Kurt Cobainit bëri që të spikatet Grunge roku, i cili ishte rryma kryesore në vitet 1991-1995.
Pjesa e dytë e të nëntëdhjetave, solli “Radiohead” të Thom Yorkut si një grup prijës në rok, posaçërisht në Angli.
Në të dy rastet, te “Nirvana” dhe “Radiohead”, si i përbashkët del synimi që një rok-bend të jetë njëmend i tillë, që roku të mos jetë një variacion i kompjuterit dhe teknikës, gjë që ndodhte në të shumtën e rasteve.
“Radiohead” vazhdon të jetë larg shifrave të “Nirvana”-s, sa i përket shitjes dhe popullaritetit, por ka një pozicion më të volitshëm te rok kritika. Pastaj, duket që ndikimi i “Radiohead” do të jetë më afatgjatë sesa ai i “Nirvana”.
Janë një mori grupesh të cilat në vitet 1997-2002 u paraqitën në vijim të “Radiohead”.
Këtu vlen të përmenden vetëm disa, apo ato më të suksesshmet si: “Coldplay”, “Doves”, “Elbow”, “Starsailor”, “Haven”. Këtu do të mund të shtonim që secili prej këtyre grupeve ka të veçantat e veta që e dallojnë pak apo edhe shumë nga “Radiohead”. Natyrisht, po të mos dallonin nga “Radiohead”, ato nuk do të arrinin të bënin emër në rok skenën angleze dhe atë botërore. Por, “Radiohead” ishte grupi i cili rikrijoi hapësirën për rok grupet që arrijnë të bashkëdyzojnë idenë e qartë muzikore, artikulimin e mllefit dhe frustrimit përmes energjisë së kitares elektrike dhe vargjet të cilat janë gjithnjë e më shumë introspektive dhe nuk pretendojnë të ndërrojnë botën.
“Doves” është njëri prej grupeve të cilat shfrytëzuan këtë rast të ofruar nga efekti i “Radiohad”. Në fakt, “Doves” është grup goxha i vjetër, fillet e të të cilit, me një emër tjetër, si “Sub Sub”, datojnë në fillim të të nëntëdhjetave. Atëbotë, “Sub Sub” ishte i influencuar shumë prej klubit “Hacienda” të Manchesterit, njërit ndër më të famshmit në Angli. “Hacienda” u krijua pasi që Joy Division i Ian Curtisit (i cili u vetëvra më 1980), u transformua në New Order. Bernard Sumners me shokë, bëri që “New Order” të jetë një grup i cili bëri që pop muzika dhe sintisajzerët të bashkëjetojnë. “Hacienda” kështu ishte një dance klub. Se sa i rëndësishëm ishte ky klub dëshmon edhe fakti që sivjet në programin zyrtar të Festivalit të filmit të Cannes u gjet një film kushtuar këtij klubi.
“Sub Sub”, të cilin e përbënin vëllezërit Jez dhe Andy Williams dhe Jimi Goodwin, ishin pra një grup i cili ecte vazhdës së “New Order”. Por, klubi “Hacienda” u mbyll për shkak të problemeve të mëdha, “New Order”, pas editimit të albumit “Republic” (në vitin 1993), vendosën të tërhiqen për pak (kjo pak zgjati gati nëntë vjet) dhe skena angleze nisi të dominohej nga grupet si “Oasis” dhe “Blur”.
Megjithatë, siç pohojnë tash Williams dhe Goodwin, po të mos ishte periudha e kaluar në klubin “Hacienda”, ata kurrë nuk do të mbërrinin ku janë sot. E ku gjendet aktualisht grupi “Doves”, pos tjerash, tregon e dhëna që albumi i tyre i dytë “The Last Broadcats”, debutoi në vendin e parë në listën e albumave më të shitur në Britaninë e Madhe.
“Doves” është nga Manchesteri, qyteti i cili në të kaluarën dha një mori grupesh shumë të popullarizuara: Prej “Joy Division”,” New Order”, “Happy Mondays”, “The Stone Roses” deri te “The Smiths”, i cili me gjasë, është pop-rok grupi më cilësor anglez i viteve të tetëdhjeta.
Vëllezërit Williams dhe Jimi Goodwin, pasi vegjetuan për vite të tëra, në vitin 1998 nisën të incizojnë këngët të cilat do të gjenden në albumin e tyre të parë, “Lost Souls”. Ky album do të editohet në vitin 2000. “Lost Souls” u përcoll me një mori kritikash shumë të favorshme dhe me një popullaritet i cili në fillim do t’i habisë anëtarët e grupit.
Në këtë album “Doves” shpalosnin ndikimet nga periudha psikodelike, nga pop muzika angleze, nga souli. Ngjyrimet melankolike të melodive dhe të teksteve, mërzia e zakonshmërisë dhe përditshmërisë, bënin që “Doves” të jetë i afërt për shumëkë. Por, mbi të gjitha, “Lost Souls” ishte një album shumë cilësor.
Albumi i dytë i “Doves”, “The Last Broadcast”, i edituar këtë vit, ka lidhje të shumta me atë të parin. Është pra një vazhdimësi e “Lost Souls”. Kjo mund të jetë një përparësi por njëkohësisht edhe një e metë e madhe. Avantazhi i “The Last Broadcast” është pra që shfrytëzon recetën e suksesshme të “Lost Souls”. Në këtë kontekst, sërishmi, kemi një mori këngësh që të bëjnë për vete dhe vërtetojnë që “Doves” është grup shumë i mirë.
Por, “Radiohead”, ta zëmë, u bënë të jashtëzakonshëm me aftësinë e tyre për të ndryshuar thuaja në çdo album, duke ruajtur gati të njëjtën cilësi.
Në këtë aspekt, del që duhet pritur albumin e tretë të “Doves” për të kuptuar se a do të vazhdojnë Williams dhe Goodwin të reciklojnë suksesin me të njëjtën qasje, apo do të provojnë të ndryshojnë. Nëse “Radiohead” është sheumbull për të mirë, për të keq këtu mund të përmendim “Oasis”.
Zatën, para kësaj sprove gjenden edhe “Coldplay”, “Elbow”, “Starsailor” që sot dominojnë në Angli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje