LAJMI I FUNDIT:

FJALËT

FJALËT

Nga: Jez Williams, Jimi Goodwin dhe Andy Williams (Grupi “Doves”, albumi “The Last Broadcast”, 2002)
Përktheu: Blerim Shala

Përbrenda zemrës së shpirtit veror
Mos i lejo të ta marrin
Sepse diçka përbrenda ar i pastër
Prandaj mos lejo ta hedhin poshtë


Fjalët nuk thonë gjë prej gjëje
Prandaj s’mund të më lëndosh
E thashë fjalët nuk thonë gjë prej gjëje
Prandaj s’mund të më ndalësh

E thashë sytë e tu ato s’thonë gjë
Prandaj nuk mund të më lëndosh/në këto ditë verore
E thashë fjalët nuk thonë gjë prej gjëje
Prandaj s’mund të më ndalësh
Qepju udhës sate tash e tutje
Mos i dëgjo çfarë të thonë
Sepse brenda tij kishte zemër të artë
Prandaj mos lejo të ta marrin

Brenda një zemër prej shpirtit të pastër
Dielli ngritet dhe bie prapë, si shporti yt
Sepse tash vjen diç e mrekullueshme
Prandaj mos lejo ta hedhin poshtë

E thash sytë e tu ato s’thonë gjë
Prandaj nuk mund të më lëndosh/në këto ditë verore
E thashë fjalët nuk thonë gjë prej gjëje
Prandaj s’mund të më lëndosh