LAJMI I FUNDIT:

Fundviti do të jetë spektakolar për tifozët e sportit – nga boksi, deri te orari i ngjeshur i ndeshjeve në Ligën Premier

Fundviti do të jetë spektakolar për tifozët e sportit – nga boksi, deri te orari i ngjeshur i ndeshjeve në Ligën Premier

Tifozët e sportit janë të përgatitur për një festë festive këtë dhjetor me një orar të madh ngjarjesh të pabesueshme.

SunSport raportoi se Tyson Fury mund të dalë nga pensionimi për të luftuar Oleksandr Usyk në një meç të madh për titullin kampion unifikues në peshat e rënda më 17 dhjetor.


Gypsy King dëshiron të kthehet në një përballje prej 150 milionë euro me Oleksandr Usyk që në undjavën e kaluar mposhti për herë të dytë Anthony Joshuan.

Ka një datë, është caktuar shuma e 'çmendur' - bëhuni gati për meçin e dekadës mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk
Lexo po ashtu Ka një datë, është caktuar shuma e 'çmendur' - bëhuni gati për meçin e dekadës mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

Fury dhe Usyk mund të takohen në Riad, Arabinë Saudite – për t’i dhënë fund diskutimit të gjatë se kush është kampioni unifikues në peshat e rënda në boks.

Më pak se 24 orë më vonë, tifozët do të jenë në gjendje të shijojnë një tjetër ëmbëlsirë festive – finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Dy kombëtaret që kalojnë në finale, do të përballen në Lusail, Katar në orën 16:00 me orën tonë lokale më 18 dhjetor.

Kupa e Botës "Katar 2022" po ndryshon datën e fillimit
Lexo po ashtu Kupa e Botës "Katar 2022" po ndryshon datën e fillimit

E pabesueshme, futbolli anglez do të rikthehet vetëm dy ditë më vonë.

Çerekfinalet e Kupës së Ligës do të zhvillohen gjatë javës që fillon më 19 dhjetor.

Tifozët mund të jenë ende duke u ushqyer me emocionet e Kupës së Botës kur ekipet fillojnë të garojnë për Kupën e Ligës në “Wembley”.

Parashikohet tabela përfundimtare e Ligës Premier për edicionin 2022/23 - renditja në top 6 është befasuese
Lexo po ashtu Parashikohet tabela përfundimtare e Ligës Premier për edicionin 2022/23 - renditja në top 6 është befasuese

Liga Premier do të kthehet më pas në “Boxing Day”, javët më të nxehta në futbollin anglez.

Manchester United do të presë Nottingham Forestin, me kampionin Cityn që shkon te Leeds.

Cilët trajnerë nga Liga Premier do të shkarkohen para përfundimit të edicionit 2022/23 - një parashikim interesant
Lexo po ashtu Cilët trajnerë nga Liga Premier do të shkarkohen para përfundimit të edicionit 2022/23 - një parashikim interesant

Tottenham do të bëjë udhëtimin nëpër Londër për t’u përballur me Brentford, ndërsa Chelsea do të presë Bournemouth.

Ndërkohë, Arsenali pret West Hamin e David Moyes – me Liverpool që udhëton drejt Aston Villas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori