Cilët trajnerë nga Liga Premier do të shkarkohen para përfundimit të edicionit 2022/23 – një parashikim interesant

Edicioni 2022/23 në Ligën Premier ka filluar dhe mund të jetë shumë mizor për disa trajnerë.
Fakti i thjeshtë i çështjes është se menaxhimi në ligën më të lartë të Anglisë është një nga punët më stresuese përreth, edhe nëse vjen me përfitimet e bukura të pagave dhe të punës me lojtarët më të mirë në botë.
Në fund të fundit, realiteti i pashmangshëm i drejtuesve të Ligës Premier është se më shumë se një e katërta e grupit që fillon çdo sezon nuk do të jetë në të njëjtën fushë teknike kur të fillojë sezoni i ardhshëm.
Vetëm në edicionin 2021/22, Xisco Munoz, Steve Bruce, Nuno Espirito Santo, Daniel Farke, Dean Smith, Ole Gunnar Solskjaer, Rafael Benitez, Claudio Ranieri, Marcelo Bielsa dhe Sean Dyche u shkarkuan.
Duke parë gjithë këto shkarkime, kush do të jetë i radhës në edicionin që sapo ka filluar në Angli?
GiveMeSport ka bërë një analizë rreth kësaj situate dhe ka përpiluar një listë se kush mund të shkarkohet:
1) Marco Silva
Askush nuk po e dikton këtë parashikim, por argumenti që Silva është trajneri i parë i Ligës Premier që largohet këtë sezon, shtrihet shumë përtej potencialit të Fulhamit për të panikuar.
Me nënshkrimet e mëdha si Joao Palhinha, Bernd Leno dhe Andreas Pereira që erdhën në këtë afat, Fulham i ka dhënë Silvës shumë pak justifikime për të mësuar nga gabimet e rënieve në sezonet 2018/19 dhe 2020/21.
2) Ralph Hasenhuttl
Tifozët e Saints po lodheshin më shumë se kurrë nga jeta nën Hasenhuttl, ndërsa ata përfunduan sezonin e tyre 2021/22 me një klithmë, duke humbur nëntë nga 12 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier për të sugjeruar se mandati katërvjeçar i austriak po shkonte drejt përfundimit.
Southampton ka investuar me guxim në të rinjtë këtë verë dhe klubi ka një rekord të shkëlqyeshëm për të më dëshmuar se nuk ka gabuar, por ky sezon duket si viti ku mund të afrohet vërtet rënia nga liga dhe për këtë arsye duhet të mundohen që nga fillimi që mos del ky parashikim.
3) Thomas Tuchel
Diçka thjesht nuk shkon mirë te Chelsea, apo jo?
Blutë transferuar disa lojtarë tashmë të dëshmuar, por është sistemi i Thomas Tuchel që nuk garanton siguri dhe nuk garanton trofe në këtë sezon.
Tashmë të gjithë skuadrat e kanë mësuar sistemin e tij 3-4-3 ose 3-5-2, derisa nëse kalojë në një tjetër skemë, ata dështojnë dhe faji është pikërisht te gjermani.
Tani, nëse Roman Abramovich do të ishte ende në sallën e bordit, atëherë do të ishte e sigurt për këtë parashikim, por mbetet të shihet çfarë do të bëjë Todd Boehly.
4) Jesse Marsch
Marsch do të ketë një edicion të plotë në Elland Road, pasi zëvendësoi Marcelo Bielsan që e kërkoi largimin nga skuadra, pas formës së dobët – por që shumë e shohin si shkarkim..
Gjithçka varet nëse lojtarë si Luis Sinisterra, Brenden Aaronson dhe Marc Roca mund të mbyllin boshllëqet e lëna nga Raphinha dhe Kalvin Phillips, dhe nëse Marsch mundet – thënë thjesht – të ndalojë skuadrën të pranojë kaq shumë gola.
5) Scott Parker
Shumëkush mund të parashikojë që Bournemouth të pësojë rënie nga kategoria, kështu që ka një arsye të mirë për të menduar, si pasojë, se Cherrys do të nxisin një shkarkim paniku në fund të sezonit.
Ndoshta është një parashikim i gabuar, por Parker nuk ka aq shumë statistika të mira dhe filozofi të lojës për ta mbajtur skuadrën në Ligën Premier.
6) Brendan Rodgers
Ndjehet sikur sezoni 2022/23 është tani ose kurrë për epokën e Rodgers që të rikthehet në këmbë me etiketën çuditërisht të favorshme të ‘vendit të tetë’ që flet mbi shumë të çara sezonin e kaluar – dhe ne presim që gjërat të shkojnë nga keq e më keq këtë vit.
Rodgers dhe klubi priren të ndahen në këtë lloj kohe në mandatin e tij dhe në fund të një viti kur ne po i këshillojmë ata të përfundojnë në vendin e 11-të falë një afati tronditës transferimi.
Rodgers mori mori drejtimin e Leicesterit në vitin 2019. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Penalltitë vendimtare, Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Real Madridi mund të njoftojë së shpejti largimin e Benzemas

Dy gjigantët italianë vihen pas Edon Zhegrovës, garë e nxehtë na pret në verë

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Imagine Films Sh.P.K

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës