Pas raportimeve se SHBA-të kishin informacione dhe e dinin muaj më parë se po bëhej gati që në Ukrainë të fillojë pushtimi, Washington Post ka publikuar një histori tjetër se si spiunët rusë gabimisht kishin interpretuar informacionet nga Ukraina.
Në tekstin e ri, Washington Post thekson se disa ditë para fillimit të pushtimit të Ukrainës, Shërbimi Sekret rus i kishte dërguar informacione agjentëve në Kiev, transmeton Telegrafi.
“Paketohuni dhe shkoni në kryeqytet, ose lërini çelësat e shtëpive tuaja. Urdhrat vijnë nga zyrtarë të lartë të FSB-së që ishin kompetent për një detyrë – sigurimin dhe vrasjen e zyrtarëve ukrainas si dhe mbikëqyrjen dhe instalimin e regjimit prorusë”, thuhet në raport.
Ndër tjera, thuhet se agjentët e FSB-së kanë qenë aq shumë të sigurtë se do të kontrollojnë Kievin, sa që ditët para luftës i kanë kaluar duke rregulluar shtëpitë ku do të duhej të vendoseshin zyrtarët e këtij organi të sigurisë.
“FSB me dekada ka spiunuar Ukrainën duke tentuar të ‘varrosin’ institucionet dhe të punojë në parandalimin e çfarëdo lëvizje të vendit në drejtim të Perëndimit.
Asnjë aspekt i misionit të FSB-së jashtë Rusisë nuk ka qenë më i rëndësishëm”, thuhet ndër tjera në të përditshmen amerikane.
Megjithatë, FSB në fund nuk ka arritur të “neutralizojë” qeverinë ukrainase.
“Rusët gabuan. Filluan gjithçka nga marrja e pikave strategjike që ishin jashtë domenit të tyre. Gabimi rus ka qenë fondamental dhe strategjik”, tha një zyrtar amerikan i cili ka pasur qasje në të dhënat sekrete për rusët dhe agjencisë e saj të sigurisë.
Ekzistojnë pretendime se ka shënime që e dokumentojnë misterin e përllogaritjeve të gabuara të rusëve.
“Anketat e kryera nga FSB tregojnë se një numër i segmenteve të ukrainase kanë qenë të gatshëm t’i dorëzohen sulmit rus – dhe pritej që forcat ruse të shihen atje si çlirimtarë. Madje FSB tentonte ta bindte Kremlinin të kryhen sulme, ku pas tyre do të përshëndetet ardhja e ushtarëve rusë”, thuhet ndër tjera në analizë.
Megjithatë me kalimin e ditëve, thuhet se agjentët e FSB-së në një moment siguruan informacionet se ukrainasit do t’ju rezistojnë, por një gjë të tillë nuk ia kishin treguar Kremlinit – përkatësisht presidentit rus Vladimir Putin, nga frika se mund ta pësojnë me jetë.
Shumë prej tyre hezitonin ta bënin këtë – duke menduar se do të shkarkohen apo edhe më keq. Kështu rusët filluan pushtimin, por nuk u doli siç e kishin menduar. Edhe sot ata nuk po arrijnë të marrin nën kontroll të plotë një rajon të caktuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se Rusia ka humbur 496 mijë ushtarë nga fillimi i luftës
Një fragment i një komete ndriçoi qiellin mbi Spanjë dhe Portugali
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251