LAJMI I FUNDIT:

Paris Saint-Germain do të përballet me gjobë nga UEFA, shkaku i pagave të Mbappes dhe Messit

Paris Saint-Germain do të përballet me gjobë nga UEFA, shkaku i pagave të Mbappes dhe Messit

Paris Saint-Germain do të gjobitet nga UEFA për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar dhe kjo mund të çojë në një ndalim nga Liga e Kampionëve nëse vazhdon.

Kampionët francezë nuk njihen saktësisht për frenimin kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave që kur pronarët e tyre nga Katari blenë klubin në vitin 2011.


Vetëm në treshen e sulmit klubi ka Lionel Messin, Neymarin dhe Kylian Mbappen, me dyshen e fundit që i kushtuan mbi 400 milionë euro atyre.

Ndërsa marrëdhënia e tyre është mjaft e ftohtë në fushë për momentin, jashtë fushës dyshja, së bashku me Messin, ende po u kushtojnë atyre shuma të mëdha çdo javë në paga.

Sipas gazetës L’Equipe, këto paga, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, do t’i japin gjigantëve të Ligue 1 një gjobë nga UEFA për shkak të Fair Playt Financiarit.

UEFA paralajmëron PSG-në për sanksione nëse vazhdon të ketë humbje financiare
Lexo po ashtu UEFA paralajmëron PSG-në për sanksione nëse vazhdon të ketë humbje financiare

Gazeta franceze pohon se UEFA ka njoftuar klubin, si dhe Marseillen, se kanë kaluar kuotën e Fair Play Financiarit shkaku i faturave të tyre të pagave dhe do të përballen me sanksione.

Klubet mund të shkojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për të provuar dhe apeluar çfarëdo dënimi që u jepet, që ka të ngjarë të jenë gjoba.

Sipas raportit, parisienët besojnë se gjetjet nga organi drejtues i futbollit evropian janë ‘të padrejta’ dhe përmendin disa arsye.

Problemi i fundit mbi të drejtat televizive të Ligue 1, në vitin 2020, marrëveshja midis ligës franceze dhe kompanisë kineze Mediapro, me vlerë 3 miliardë funte, që duhet anuluar vetëm disa muaj pas një mosmarrëveshjeje për pagesën, është një arsye.

Edicionin 2022/23 tashmë ka filluar, por kush janë lojtarët më të paguar - treshja e PSG-së ka 'uzurpuar' vendet e para
Lexo po ashtu Edicionin 2022/23 tashmë ka filluar, por kush janë lojtarët më të paguar - treshja e PSG-së ka 'uzurpuar' vendet e para

Ata do të përmendin gjithashtu faktin se lojtarët në Francë duhet të paguajnë taksa më të larta, që do të thotë se klubet duhet të paguajnë paga bruto edhe më të larta në mënyrë që t’i anulojnë ato.

Treshja e famshme e sulmit të PSG-së thuhet se janë tre fituesit më të mëdhenj në futbollin botëror për momentin, me marrëveshjen e re të Mbappes që do të thotë se ai kryeson shumë larg listën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori