LAJMI I FUNDIT:

Nga Mila Kunis te Christian Bale e McConaughey – gjërat ekstreme që kanë bërë yjet për rolet filmike

Nga Mila Kunis te Christian Bale e McConaughey – gjërat ekstreme që kanë bërë yjet për rolet filmike
(Foto: PhotoSpace/Instagram/Paramount)

Dihet se aktorët ndonjëherë shkojnë në ekstrem për t’u përgatitur për një rol dhe shumë prej tyre kanë nisur dieta të rrezikshme për të humbur peshë.

Disa prej tyre kaluan nëpër transformime ekstreme për humbje peshe për t’u përgatitur për rolet e caktuara. Dhe shpesh këto transformime janë të pashëndetshme dhe shumë të rrezikshme.

Yjet, si Heath Ledger, Hilary Swank, Robert De Niro e Christian Bale, kanë qenë të njohur për metodat e tyre ekstreme të përgatitjes për role dhe ndonjëherë ky përkushtim ekstrem bëhet edhe në aspektin fizik.


Pos tyre, janë edhe shumë emra të tjerë që kanë sakrifikuar për rolet filmike, disa prej të cilëve jua sjellim në vijim:

Mila Kunis filloi përsëri të pinte duhan

(Foto: Celebrities)

Aktorja luajti një balerinë në filmin “Black Swan” të vitit 2010 dhe për t’u përshtatur me personazhin, vendosi të humbte peshë për këtë rol. Megjithatë, Kunis në një intervistë kishte dhënë humbi peshë në mënyrë të pashëndetshme dhe se nuk do t’ia rekomandonte askujt ta bënte atë që bëri ajo për filmin.

“Dhe do t’jua them këtë, unë nuk po e promovoj aspak këtë, por dikur kam qenë duhanpirëse, prandaj kam pirë shumë cigare (në kohën e përgatitjes për rolin) dhe kam merrja një sasi të madhe kalorish”, ka thënë Kunis.

Katërmbëdhjetë aktorët që ndryshuan drastikisht vetëm për një rol
Lexo po ashtu Katërmbëdhjetë aktorët që ndryshuan drastikisht vetëm për një rol

Anne Hathaway hante vetëm bollgur

(Foto: Instagram/annehathaway)

Hathaway humbi gjithsej 11 kilogramë për rolin e Fantine në filmin “Les Miserables” (2012). Edhe pse u lavdërua dhe mori kritika pozitive për performancën e saj të shkëlqyer, aktorja iu nënshtrua një diete të rrezikshme të pashëndetshme për këtë humbje peshe.

Sipas Vogue, Anne hante vetëm dy racione bollgur në ditë për të humbur peshë.

“Doemos duhet të isha e fiksuar pas kësaj – ideja ishte të dukesha pranë vdekjes”, ka rrëfyer aktorja.

Ndryshimet drastike në peshën dhe dukjen e Christian Bale ndër vite (Foto)
Lexo po ashtu Ndryshimet drastike në peshën dhe dukjen e Christian Bale ndër vite (Foto)

Christian Bale hante vetëm mollë dhe peshk ton

(Foto: Masala!)

Bale është ndoshta një nga aktorët më ekstremë kur bëhet fjalë për transformimin e trupit të tij për një rol. Ai është dobësuar dhe ka shtuar peshë për filmat, por transformimi i trupit që tërhoqi më shumë vëmendje ishte humbja e 55 kilogramëve për “The Machinist” (2004), një film për një burrë që lufton me pagjumësinë.

Tjetër transformim i pabesueshëm i Christian Bale
Lexo po ashtu Tjetër transformim i pabesueshëm i Christian Bale

Për të humbur peshë, aktori pinte kafe të zezë dhe hante një kanaçe ton me një mollë çdo ditë. Por, edhe pse kjo humbje ekstreme e peshës funksionoi, nuk është për t’u habitur se diçka e tillë mund të bëjë kërdi në shëndetin e një personi.

Në fakt, Bale tani pranon se metodat e tij të mëparshme të transformimit për role duhet të ndalen.

Katërmbëdhjetë aktorët e famshëm që kanë hequr dorë nga bukuria për një rol në film
Lexo po ashtu Katërmbëdhjetë aktorët e famshëm që kanë hequr dorë nga bukuria për një rol në film

Matthew McConaughey hëngri puding me tapiokë

(Foto: ChefDeHome/Insider)

McConaughey humbi 50 kilogramë për filmin e vitit 2013, “Dallas Buyers Club”, ku luajti një burrë me HIV/AIDS nga vitet e tetëdhjeta.

Në mënyrë që të binte në peshë vetëm pesë muaj, aktori pranoi një dietë të çuditshme me peshk, perime, të bardha veze dhe puding me tapiokë.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori