LAJMI I FUNDIT:

Sali për rastin “Zhan Mitrev”: Do të shqyrtohet çdo denoncim

Sali për rastin “Zhan Mitrev”: Do të shqyrtohet çdo denoncim

Komisionet e Ministrisë së Shëndetësisë, të formuara për rastin “Zhan Mitrev”, po shqyrtojnë 560 dosjet e 560 pacientëve me Covid, që kjo klinikë private për mjekimin e tyre e ka përdorur metodën e kemofiltrimit. Ministri Bekim Sali, në takimin joformal me gazetarët, njoftoi për dinamikën e zhvillimeve, duke bërë të qartë që informacione konkrete nuk mund të japë deri sa të përfundoj analiza e këtyre dokumentacioneve, që sipas të gjitha gjasave do të zgjasë shumë.

I pyetur se sa të besueshme janë këto dokumentacione dhe nëse do të kërkojnë edhe dokumentacionet e familjarëve, ai tha se ata do ta bëjnë vetëm analizën e dosjeve që tashmë i kanë marrë prej klinikës, pjesën tjetër tha se duhet të bëjë prokuroria.


“Ne i kemi kërkuar dokumentacionet nga klinika ‘Zhan Mitrev’, janë treguar bashkëpunues, na i kanë dhënë dokumentet për tre ditë. Pjesa jonë është që ta bëjmë analizën e këtyre dokumentacioneve, se kur është përdorur kemofiltrimi, a është tepruar me përdorimin e saj e të ngjashme, pastaj të hartojmë konkluzionet dhe ato të ja dorëzojmë prokuorisë”, tha Sali.

Ai konfrimoi se edhe promovimi publik i doktor Zhan Mitrevit të metodës së kemofiltrimit nëpër televizione, është lëndë e shqyrtimeve të tyre edhe pse sanksionet për reklamim të rrejshëm sipas tij tek ne janë pothuajse qesharake.

Sali tregoi se individualisht është interesuar për mënyrën se si funksionin makina e kemofiltrimit.

“Kam kërkuar informacion nga ekspertët lidhur me makinën që realizon procesin e kemofiltrimit dhe ajo që më është thënë është se makina përmban set që duhet të ndërrohet në çdo pacient që i bëhet kjo metodë, prandaj prokuroria duhet të sheh se sa sete të këtyre makinave janë blerë, a janë blerë 560 copë aq sa janë trajtuar pacientët me Covid, me kemofiltrimin”, tha Sali.

I pyetur se a do të bëjnë kontrolle edhe në klinikat e tjera private për të parë nëse e kanë përdorur metodën e njëjtë, me kemofiltrim, Sali tha se pa pasur dyshime nuk mund të realizojnë kontrolle.

Ministri Sali foli edhe për Qendrën e re klinike. Siç bëri të njohur, as nuk dihet kur do të filloj dhe as nuk dihet sa do të kushtoj, por ajo që dihet është vetëm se nuk do të jetë me para të buxhetit por para të huaja, të cilat do të merren në formë të kredisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori