LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet e vrasjes në Baks të Skenderajt

Policia jep detajet e vrasjes në Baks të Skenderajt
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sotme në Baks të Skenderajt, ku një përleshje ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit me ç’rast një person ka humbur jetën dhe dy janë plagosur. Lidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar për përfshirjen në këtë rast, Gjithashtu  janë bastisur dy lokacione, ku policia ka sekuestruar dy armë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sot, më 23 korrik 2022, policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në  fshatin Baks të Skenderajt”.

Policia thotë se me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet kompetente policore.


“Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit  kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt

“Ndërkohë policia është njoftuar se një person tjetër kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë pasi që sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast”.

“Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast”.

Më tej thuhet se “Njësia e hetimeve Rajonale ka kryer bastisje në dy lokacione dhe ka sekuestruar dy armë: një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie”.

“Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet  e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori