LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu dhe Limani flasin për ndeshjen me Royal Antwerp, besojnë në rezultat të mirë nga përballja e parë

Nuhiu dhe Limani flasin për ndeshjen me Royal Antwerp, besojnë në rezultat të mirë nga përballja e parë

Drita ka udhëtuar në Belgjikë, ku do të përballet me Royal Antëerp FC në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja zhvillohet nesër (e enjte) nga ora 19:00 në “Bosuilstadion”.


Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se përballë do të kenë një kundërshtar serioz, por për lojtarët e tij është mundësi i artë t’i tregojnë vlerat e tyre.

“Do të jetë një ndeshje e fortë kundër një kundërshtari shumë serioz, stabil dhe me një projekt seriozë”.

“Kemi analizuar aq sa kemi mundur kundërshtarin nën udhëheqjen e trajnerit të tanishëm. Ata luajnë futboll të bukur, skuadër kompakte dhe gjithashtu me individë cilësorë”.

“Projekti që ata kanë, stabiliteti i skuadrës, tradita e tyre dhe forca që ata kanë, do të jetë motiv për ne”.

“Një mundësi e artë për futbollistët e mi për tu përballur me një ekip të fortë dhe për të treguar vlerat tona. Është sportive të besojmë dhe të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë Ardian Nuhiu.

Kapiteni Limani: Kemi besim se mund të marrim rezultat të mirë

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër, por ne kemi ardhur këtu me vetëbesim të plotë se mund të marrim rezultat të mirë”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në çdo aspekt të ndeshjes, sepse në këtë nivel nuk falen gabimet.  Jemi shumë të motivuar për të zhvilluar ndeshje të madhe nesër dhe kemi besim që do t’i shfrytëzojmë mundësit tona që do të na paraqiten në ndeshje”.

“Kemi dy ndeshje dhe nëse nesër marrim rezultat të mirë, në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë sepse do t’i kemi Intelektualët pas vetës, por fokusin e kemi së pari tek ndeshja e parë. Shpresoj që do të na ec gjithçka siç e kemi planifikuar”, ka thënë Ardian Limani.

Drita në rrethin e parë është takuar me Inter Turkun të cilin e mposhti me rezultat të përgjithshëm 3-1. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori