LAJMI I FUNDIT:

Një person vjedh disa palë atlete në një banesë në Gjilan

Një person vjedh disa palë atlete në një banesë në Gjilan
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi në një banesë kolektive kishte arritur të vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme, në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në vazhdën e hetimeve të zhvilluara më 14.07.2022 në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të arrestoj në flagrancë një person të kombësisë rome R.A. (1973) me banim në Prishtinë.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan më datën 07.07.2022 ka iniciuar rastin ‘Vjedhje’. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara më 14.07.2022 në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të arrestoj në flagrancë të dyshuarin kosovar rom R.A. (1973) me banim në Prishtinë, i cili në një banesë kolektive kishte arritur që vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë intervistimit është arritur që të sigurohen prova të mjaftueshme se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Gjilanit.

“Gjërat e vjedhura të konfiskuara nga i dyshuari i janë kthyer pronarëve legjitim. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/