LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit sërish godasin rusët me sistemin e avancuar raketor amerikan – HIMARS shkrumbon depot me municion  

Ukrainasit sërish godasin rusët me sistemin e avancuar raketor amerikan – HIMARS shkrumbon depot me municion  

Taktika ushtarake e ukrainasve mbi caqet ushtarake ruse siç janë depot e municionit ka vazhduar edhe të shtunën mbrëma, por edhe granatimi i disa ndërtesave civile që rusët po i shfrytëzojnë si baza ushtarake në Donbas.

Kësaj radhe sulmet kishin për cak depot në Alchevsk që gjendet rreth 51 kilometra larg vijës së frontit në Luhansk, transmeton Telegrafi.


Edhe kësaj radhe siç ndodhi më herët, ukrainasit kryen sulmet me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, ku me raketat M31 me rreze veprimi prej 80 kilometrave, goditën caqet ushtarake ruse.

Raketat ishin lansuar nga pjesa lindore e vendit të quajtur Bahmut, që akoma është nën kontroll e ukrainasve. HIMARS goditi depot ushtarake të rusëve në Shaktarsk.

E kjo nuk është hera e parë që ukrainasit po e përdorin këtë sistem të avancuar raketor amerikan për të goditur rusët.

Madje ata nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kishin bërë thirrje që t’ju dërgohen sa më shumë sisteme të tilla raketore.

Një prej arsyeve është preciziteti i paparë si dhe rrezja e mesme e veprimit, që i mundëson ukrainasve të godasin nga distanca pa pasur nevojë të afrohen tutje dhe të rrezikojnë jetën e ushtarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Evropa
Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte

Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte "një dënim shumë i butë për Putinin"

Botë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Kalo në kategori