LAJMI I FUNDIT:

Watfordi synon transferimin e Rey Manajt

Watfordi synon transferimin e Rey Manajt

Sulmuesit të Barcelonës, Rey Manajt, mund t’i ofrohet një largim në formë huazimi nga Katalunia këtë verë.

Sulmuesi shqiptar u soll në Camp Nou në vitin 2019, pas një sezoni magjik me Albacete, por ai ende nuk ka pasur një ndikim në ekipin e parë te Blaugranasit.


Pavarësisht se shënoi 12 gola në 21 ndeshje të ligës për ekipin rezervë, reprezentuesi i Shqipërisë shkoi në bankinë nën drejtimin e Quique Setien dhe Ronald Koeman, përpara se të huazohej te Spezia sezonin e kaluar.

Barcelona i cakton çmimin e largimit, Manaj ka tri alternativa për të ardhmen
Lexo po ashtu Barcelona i cakton çmimin e largimit, Manaj ka tri alternativa për të ardhmen

Sipas raportimeve nga Marca, Barcelona është e përgatitur të largojë 25-vjeçarin, pasi ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Getafe janë të interesuar për një huazim afatgjatë, por ata përballen me konkurrencë në rritje nga ish-skuadra Albacete, Spezia dhe së fundmi nga Watfordi.

Spezia ka refuzuar të aktivizojë opsionin e blerjes prej 2.7 milionë eurosh për të, por ata janë të interesuar për një rinovim huazimi.

Barcelona do të shtyjë për një transferim të plotë, nëse është e mundur, me Watfordin të gatshëm të ofrojnë tashmë tre milionë euro si pjesë e bisedimeve të përkohshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori