LAJMI I FUNDIT:

AAK: Pensioni i veteranëve duhet të jetë barasvlershëm me pagën minimale, deri në kategorizimin përfundimtar

AAK: Pensioni i veteranëve duhet të jetë barasvlershëm me pagën minimale, deri në kategorizimin përfundimtar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i marrë parasysh propozimet e tyre lidhur me pagën minimale dhe pensionet e veteranëve të luftës.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që pensioni i veteranëve të jetë barasvlershëm me pagën minimale, deri në një kategorizim përfundimtar.


“Kjo konferencë është thirrur për dy arsye; për të reflektuar mbi gjendjen e djeshme dhe takimin e sotëm mes Qeverisë dhe përfaqësuesve të veteranëve si dhe për të propozuar zgjidhjen që ne si grup parlamentar e kemi bërë në Kuvend”.

“E para, për AAK-në është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qeveria të reflektojë në propozimet tona që i kemi dhënë në raport me përcaktimin e pagës minimale. Vazhdimi i debatit dhe diskutimit me përfaqësuesit e veteranëve është shumë i rëndësishëm. Ne kemi propozuar që paga minimale të jetë më e lartë se ajo që është miratuar nga Qeveria”.

Tahiri ka thënë se AAK-ja është e gatshme të debatojë për dy amandamente që ka propozuar për zgjidhjen e kësaj situate. Njëri për zbritjen e çmimeve dhe tjetri për pensionin e veteranëve.

“3 muaj më parë kemi rekomanduar zgjidhjet për Ligjin e Pagave për sektorin publik në raport me masat për zbritjen e çmimeve enorme të produkteve bazë, me heqjen e akcizës për pesë muaj”.

“AAK ka deponuar përmes deputetit Bekë Berisha një amandament që kërkon që deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve të UÇK-së, pensioni i veteranit të jetë i barasvlershëm me pagën minimale. Ne po e sfidojmë nenin dhe po ofrojmë zgjidhje”.

Përndryshe, me moszgjidhje të gjendjes dhe pakënaqësinë e veteranëve, Tahiri ka shtuar se do të ketë bllokim të Kuvendit. Dhe zhbllokimi, sipas tij, fillon me trajtimin e dy amandamenteve të propozuara nga AAK-ja.

“Nuk i duhet Kosovës krizë, i duhet zgjidhje, kjo qeveri shumë e ngadalshme që në secilën situatë ka propozuar krizë, duhet të kthehet dhe të merr vendime. Në mungesë të vendimmarrjes kemi status-quo”, ka përfunduar deputeti opozitar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori