LAJMI I FUNDIT:

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të kryeshefes ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albgriht mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e shënimit të 20-vjetorit të MCC-së, i organizuar në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë në Dallas të Teksasit.

Në tryezën ekzekutive në të cilën kanë marrë pjesë edhe Presidentët e Liberisë,  Malawit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane u  diskutua për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore.


Osmani ka falënderuar znj.Albirght për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për zhvillimin ekonomik në sektorin e energjisë në Kosovë.

Sipas Presidentes, Kosova, nga një vend i shkatërruar nga lufta është shndërruar në demokraci të përparuar në rajon, me ekonomi në zhvillim dhe partnerë të besueshme.

“Partneriteti ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Republikës së Kosovës ka qenë një rrugëtim transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj, si dhe duke shënuar një kapitull të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Projektet sikurse ky, për Presidenten Osmani janë konfirmim i raportit të veçantë të Kosovës me SHBA-të.

“Investimet nga MCC-ja nuk janë vetëm investime në infrastrukturë dhe ekonomi, por investim në të ardhmen e Kosovës, për popullin dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, ka theksuar presidentja.

Më tej, Osmani ka potencuar se mbështetja e MCC-së për Kosovën shërben si një katalizator për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve.

“Programet MCC-së në praktikë ndihmuan në transformimin e jetëve, ridizajnimin e politikave dhe rivendosjen e lidhjes ndërmjet sektorit të energjisë dhe ekonomisë”, ka theksuar Osmani.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Elfije Boletini

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Ekonomi
Kalo në kategori