Real Madridi nis bisedimet me Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham
Klubi spanjoll, Real Madridi ka hapur negociatat për një lëvizje të madhe të mundshme për yllin e Borussia Dortmundit dhe Anglisë, Jude Bellingham.
Bellingham, i cili erdhi nga akademia e Birmingham City, është pjekur shpejt në një nga mesfushorët më emocionues në futbollin botëror.
18-vjeçari ka bërë një seri paraqitjesh mbresëlënëse në të gjitha garat për Dortmundin dhe gjithashtu e ka forcuar veten si një titullar i përhershëm në skuadrën e Gareth Southgate te Anglia.
Bellingham, golashënuesi më i ri ndonjëherë i Dortmundit, pritet të largohet nga Bundesliga vitin e ardhshëm dhe një mori klubesh kryesore evropiane po presin në krahë.
Por, ndërsa shumë mund të mendojnë se Bellingham është i vendosur për një rikthim në Angli, duket se një tjetër aventurë jashtë vendit mund të jetë në plan.
Sipas Francisco Jose Delgado nga Cadena Ser, Bellingham është objektiv kryesor për Realin dhe 14 herë kampionët evropianë besojnë se mund ta marrin atë për një tarifë prej 90 milionë euro në verën e vitit 2023.
Ai afat kohor do të funksiononte në mënyrë perfekte për Los Blancos pasi ata nuk do të ishin në gjendje të regjistronin Bellingham derisa Vinicius Jr të marrë një pasaportë spanjolle.
Reali aktualisht ka plotësuar kuotën e tyre për lojtarë jashtë BE-së dhe po pret që Vinicius Jr, një brazilian, të kualifikohet si shtetas spanjoll.
Gjigantët e La Ligës po vënë theksin në freskimin e opsioneve të tyre të mesfushës, me treshen e suksesshme: Casemiro, Luka Modric dhe Toni Kroos që nuk bëhen më të ri dhe janë drejt fundit të karrierës.
19-vjeçari Eduardo Camavinga erdhi verën e kaluar dhe luajti rolin e tij në triumfin e dyfishtë, ndërsa klubi ka transferuar gjithashtu 22-vjeçarin Aurelien Tchouameni nga Monaco në një marrëveshje që mund të shkoj në mbi 100 milionë euro.
Dortmundi shpenzoi 25 milionë funte për një 17-vjeçar si Bellingham, i cili doli nga zona e tij e rehatisë në korrik të vitit 2020. Ai nënshkroi vazhdimin e kontratës vitin e kaluar, duke e lidhur atë deri më 30 qershor 2025.
Nëse Bellingham do të kalonte në Real, ai do të ndiqte gjurmët e bashkatdhetarëve Steve McManaman, David Beckham, Jonathan Ëoodgate dhe Michael Oëen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe