LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Mbështetja e SHBA-ve e pazavendësueshme në proceset zhvillimore të Kosovës

Mehaj: Mbështetja e SHBA-ve e pazavendësueshme në proceset zhvillimore të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Aremend Mehaj, ka potencuar faktin se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e pazavendësueshme në proceset zhvillimore të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj shkroi se gjatë ditës së hënë ai e ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier se bashku me atasheun e mbrojtjes amerikane, kolonelin Stephen Rose.


Mehaj bënë të ditur, se gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen mes dy vendeve dhe dy forcave ushtarake.

“Mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si gjithmonë, është e pazëvendësueshme në proceset tona zhvillimore aktuale dhe ato në të ardhmen. Sot, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë, prita në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, të shoqëruar nga atasheu amerikan i mbrojtjes, Kolonel. Stephen Rose. Me këtë rast, me Ambasadorin Hovenier diskutuam për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë, mbështetjen si dhe aktivitetet e përbashkëta në mes dy vendeve dhe forcave tona”, shkroi Mehaj në Facebook.

Ai po ashtu e vlerësoi lartë mbështetjen e SHBA-vë, në formimin e FSK-së por edhe të shteteve anëtare të NATO-s, që kanë mundësuar pjesëmarrjen e ushtrisë tonë, në operacione jashtë vendit.

“Mbështetja e deritashme e SHBA-së është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së, për pjesëmarrjen e FSK-së në operacione jashtë vendit së bashku me forcat ushtarake amerikane dhe forcat aleate të saj”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori