LAJMI I FUNDIT:

Rama: Konfliktet në rajon zgjidhen vetëm me “Ballkanin e Hapur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para të pranishmëve në ‘Ballkanin e Hapur’ ka thënë se kjo nismë ndihmon që të zgjidhen problemet e pazgjidhura duke qenë më afër. Ai gjithashtu ka përmendur edhe marrëdhënien speciale mes Serbisë dhe Rusisë dhe konfliktin e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne duhet të flasim hapur në “Ballkanin e Hapur”. Lufta në Ukrainë e bën “Ballkanin e Hapur” më të rëndësishëm dhe të hapur, edhe pse disa mendojnë ndryshe. Mbrëmë kam takuar ambasadorin Chris Hill, i cili është dëshmitari më i madh për domosdoshmërinë e kësaj nisme. Jam shumë i lumtur për Dritanin e Malit të Zi dhe Zoranin nga Bosnja. Gjithashtu jam i lumtur për eurokomisionerin Varhely dhe mikun tonë Escobar. Përtej të gjithë miqve dhe partnerëve, ‘Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë. Kjo nismë do të ketë në dorë fatet tona në të ardhmen. Tashmë dihet ndikimi i ‘Ballkanit të Hapur’ pasi ne nga lufta në Ukrainë, kemi mësuar se Rusia dhe Serbia kanë një të kaluar speciale dhe mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur. Jemi të bindur se problemet e pazgjidhura zgjidhen nëse afrohemi. Krizat në bujqësi, ushqim dhe energji, nuk zgjidhen me konflikt por me marrëdhënie dhe me diskutim” ka thënë Edi Rama.


Kovaçevski: 'Ballkani i Hapur' ka nisur të tregojë rezultate pozitive për Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Kovaçevski: 'Ballkani i Hapur' ka nisur të tregojë rezultate pozitive për Maqedoninë e Veriut

Ai, ka thënë gjithashtu se tregu, ekonomia, fermerët dhe qytetarët e Shqipërisë tashmë e shohin ndikimin e kësaj nisme. Turizmi është rritur ndjeshëm dhe ai pret që edhe në muajt e verës do të ketë edhe më shumë rritje.

Pas fjalimeve zyrtare do të pasojn panel sesione për turizëm dhe kulturë.

Panel sesioni i parë do të jetë me temë: “Ballkani i Hapur, hap turizmin” fillon në ora 11:00. Sesionin për turizëm do ta hap zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Fatmir Bytyqi, i cili së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe ministren për Turizëm dhe Ambient Jetësorë të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furhi dhe ministren për Tregti, Turizëm dhe Telekomunikacion të Serbisë, Tatjana Matiq, do të diskutojnë për përfitimet nga iniciativa dhe masat që do të ndërmerren për zhvillimin e turizmit në nivel rajonal.

Vuçiq: Nuk do të lusim askënd që të zhvillohet
Lexo po ashtu Vuçiq: Nuk do të lusim askënd që të zhvillohet

Panel sesioni i dytë me temë: “Ballkani i Hapur hap kulturë” fillon në ora 12:45. Fjalime hyrëse do të ketë zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq, i cili së bashku me ministren për Kulturë, Bisera Kostadinovska Stojçevska me Elva Margariti, ministren për Kulturë të Shqipërisë dhe Maja Gojoviq, zëvendëskryeministre dhe ministre për Kulturë dhe Informim të Serbisë do të diskutojnë për rendësin e kulturës në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori