LAJMI I FUNDIT:

Rama pret ministrin e jashtëm grek, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva e Shqipërisë në BE

Rama pret ministrin e jashtëm grek, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dendias është shprehur se marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet rajonale ishin disa nga temat e diskutuara me Ramën.

“Në përfundim të vizitës sime në Tiranë, u takova me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam mbi marrëdhëniet dypalëshe, perspektivë e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet rajonale”, shkroi Dendias në Twitter.


Më herët, gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me ministren Olta Xhaçka, diplomati grek deklaroi se Greqia mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. /Telegrafi/