LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se Ukraina ka rimarrë mbi 1000 vendbanime nga forcat ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka rimarrë gjashtë vendbanime nga forcat ruse të premten dhe 1015 në total që nga fillimi i agresionit në muajin shkurt.

“Ne vazhdojmë të rimarrim territoret e okupuara të Ukrainës. Deri më sot janë çliruar 1015 vendbanime, që është plus gjashtë në 24 orët e fundit”, tha ai në një video-fjalim.

Është e paqartë saktësisht se sa territore përbëjnë këto vendbanime.

Zelensky gjithashtu numëroi edhe disa fitore të tjera të ushtrisë ukrainase në ato zona.

“Ne kthyem rrymën, furnizimin me ujë, komunikimet, transportin, shërbimet sociale”, tha ai.

Presidenti gjithashtu deklaroi se “çlirimi gradual i rajonit të Kharkivit” dëshmon se Ukraina “nuk do t’ia lë askënd armikut”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Snajperi ukrainas u tregua më i shpejtë teksa u gjend ‘ballë për ballë’ me dy ushtarë rusë që tentuan të qëllojnë me granatahedhës

Botë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Rrokaqielli që u bë “simbol i goditjeve nga uraganet e njëpasnjëshme” në Luiziana, është shkatërruar pasi ka qëndruar i braktisur për gati katër vjet

Amerika
Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë tokësorë

Unazat ikonë të Saturnit do të zhduken pas disa muajsh, deklaron NASA

Kalo në kategori