LAJMI I FUNDIT:

Shasha: Nuk do të ketë liberalizim të vizave këtë vit, ky proces për Kosovën është një tragjedi evropiane

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për liberalizimin e vizave për kosovarët, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe procese të tjera integruese, si dhe për dialogun me Serbinë.

Shasha u shpreh skeptik për liberalizimin e vizave duke thënë se ka frikë që ky proces nuk do të marrë epilog gjatë vitit 2022.


Fillimisht sipas tij, përgjegjësia për këtë i takon Kosovës, pasi çështja e liberalizimit të vizave është dashur të mbyllet në vitin 2016. Por, Shasha tha se kjo u pamundësua pasi Kosova u fut në një rrugë “pa krye” me temën e demarkacionit, ndërsa kur ai u ratifikua, Bashkimi Evropian kishte prioritete të tjera.

“Storja e liberalizimit të vizave për Kosovën është një tragjedi evropiane. Është e vështirë për ta shpjeguar se si ndodhi që për 10 vite ende nuk është mbyllur kjo çështje. Përgjigja është komplekse. Fillimisht përgjegjësia na takon neve. Sepse, kur flasim për vitin 2016, flasim për kohën kur kemi mundur ta përmbyllim çështjen e liberalizimin e vizave, por për shkak të demarkacionit u futëm në një rrugë ‘pa krye’ dhe mbeti si mbeti. Kur demarkacioni u ratifikua në vitin 2018, BE-ja kishte prioritete të tjera”, deklaroi ai.

“Sa i përket vitit 2022, është vështirë të bësh një parashikim, por kisha vënë bast që nuk do të ketë liberalizim. Kam frikë dhe shpresoj që të jem i gabuar, por kam frikë se liberalizimi nuk do të ketë epilog këtë vit, pra do të shtyhet për vitin 2023″.

Demush Shasha gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

Sipas Shashës, me kalimin e viteve procesi integrues bëhet më i vështirë, pasi prioritetet e BE-së ndryshojnë.

“Ne kemi bërë një gabim, pasi jemi bërë studenti më i keq i rajonit. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë thënë disa herë që i kemi përmbushur kushtet për liberalizim të vizave, por edhe Franca e Holanda kanë tërësisht të drejtë të thonë jo, pasi kanë kaluar gjashtë vjet dhe nuk kemi asnjë rast të luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë”.

Mes tjerash, ai tha se edhe BE-ja mban një pjesë të faturës së përgjegjësisë për mos liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Përgjegjësia është që BE-ja nuk ka arritur të gjejë një shteg për të dalë nga ky labirint ku jemi futur. Në listën e prioriteteve të BE-së kjo çështje ka rënë shumë poshtë. Asnjë ndikim më të vogël nuk do të ketë në BE apo Francë, nëse sot qytetarët e Kosovës do të fillojnë të lëvizin lirshëm. Thjesht, kam frikë që pas daljes nga skena politike e Angela Merkel, do të na duhet që të presim për një apo disa liderë të vërtetë brenda BE-së që do e njeh këtë që po flasim”, u shpreh tutje ai.

Demush Shasha gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

Kosova ka vite që ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo tash e sa vite, Këshilli i Ministrave të BE-së po heziton të jep dritën e gjelbër për një proces të tillë. Krahas Francës, skeptike për liberalizim të vizave ka qenë edhe shteti i Holandës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori