LAJMI I FUNDIT:

Pioli zbulon fjalimin frymëzues të Ibrahimovicit që ndezi lojtarët e Milanit në zhveshtore

Pioli zbulon fjalimin frymëzues të Ibrahimovicit që ndezi lojtarët e Milanit në zhveshtore

Stefano Pioli zbuloi se çfarë u tha Zlatan Ibrahimovic lojtarëve të Milanit në bisedën para ndeshjes për t’i ndezur dhe gati për të lënë anash makthin e ‘Veronës Fatale’.

Kuqezinjtë kishin nevojë për një fitore në Stadio Bentegodi për të ruajtur epërsinë e tyre prej dy pikësh në krye të tabelës së Serisë A.


Kjo është një ndeshje që ka qenë gjithmonë problematike për Milanin, i cili në mënyrë të famshme humbi Scudetton me humbje të kushtueshme këtu në vitin 1973 dhe 1990, duke i dhënë pseudonimin ‘Verona Fatale’.

Milani nuk e lëshon kreun - merr fitore komode ndaj Veronas
Lexo po ashtu Milani nuk e lëshon kreun - merr fitore komode ndaj Veronas

Duke folur në konferencën e tij për shtyp pas fitores 3-1 , trajneri Pioli tregon se fjalimi kyç është mbajtur nga 40-vjeçari Ibrahimovic në dhomat e zhveshjes.

“Ne e dinim që nuk kishte të nesërme, kishte vetëm sot”, shpjegoi Pioli.

“Ibrahimovic tha diçka të mrekullueshme: ‘Të gjithë i mbajnë mend lojtarët e Milanit që fituan Scudetton ose Ligën e Kampionëve, kështu që nëse duam të kujtohemi, ne kemi tre ndeshje për ta bërë këtë’”.

Notat e lojtarëve: Verona 1-3 Milan, Tonali fantastik
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Verona 1-3 Milan, Tonali fantastik

Djajtë tani kanë nevojë vetëm për katër pikë nga dy ndeshjet e mbetura për t’u kurorëzuar kampionë të Italisë.

Ata presin Atalantën më 15 maj dhe vizitojnë Sassuolon më 22 maj.

Milani mund të përfundojë me pikë të njëjta me Interin dhe ende të fitojë titullin, pasi ata kanë një rekord superiore në ndeshjet ballë për ballë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori